Politike

Nis takimi i Ramës me mjekët në Kryeministri, e pranishme edhe ministrja Manastirliu

Nis takimi me mjekët në Kryeministri. Të pranishëm në këtë takim janë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe drejtori i QSUT, Enkel Joti. Në këtë takim mjekët i kanë kërkuar Ramës plotësimin e 4 kërkesave të tyre.
Featured image of article: Nis takimi i Ramës me mjekët në Kryeministri, e pranishme edhe ministrja Manastirliu Edi Rama protesta e mjekëve dhe Ogerta Manastirliu

TIRANË- Pak minuta më parë ka nisur takimi në Kryeministri mes Edi Ramës dhe  4 mjekëve të QSUT-së, Gentian Stroni, Altin Kuqo, Fatos Olldashi, Arjan Harxhi dhe Arjan Mezini. Mësohet se në këtë takim është e pranishme edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe drejtori i QSUT, Enkel Joti. Që në fillim të bisedës mjekët i kanë kërkuar Ramës plotësimin e 4 kërkesave të tyre.

Kërkesat e mjekëve dhe infermierëve: 

-Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm

-Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën edhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

-Rritje të vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

-Personeli shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet optimale në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ndërkohë, ditën e sotme në orën 10:00 mjekët kanë paralajmëruar se do të zhvillojnë një protestë në oborrin e QSUT-së, për plotësimin e 4 kërkesave të tyre. Policia nuk u ka dhënë leje mjekëve për zhvillimin e kësaj proteste, për shkak të koronavirusit.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment