Showbiz

Nis sherri me Renato Mekollin? Ish-autorja thumbon kuzhinierin: Mosmirënjohësit e kanë vendin në ferr

Olsa Muhameti, ish-autorja e "Hells Kichen" ka thumbuar Renato Mekollin, është shprehur se vendi i mosmirënjohësve është në ferr.
Featured image of article: Nis sherri me Renato Mekollin? Ish-autorja thumbon kuzhinierin: Mosmirënjohësit e kanë vendin në ferr Renato Mekolli dhe Olsa Muhameti

Tiranë– Renato Mekolli sërish do i rikthehet ekranit me emisionin ““Hell’s Kitchen”. Por që prej fillimit gjërat nuk kanë shkruar mirë.

Mësohet se këtë sezon  autorja e re e programit do të jetë Zefina Hasani, e cila u rikthye në “Top Channel” pas një konflikti të madh disa vite më parë, dhe jo Olsa Muhameti.

Sipas “News.31”, gjatë një interviste për “Klubin e mëngjesit” ditën e sotme, Renato u shpreh se  Zefina ka eksperiencën dhe nuhatjen e duhur, ndaj nuk do ta ndërronte me asnjë person që është në krahun e tij të djathtë në “Hell’s Kitchen”.

Mirëpo, duket se këto fjalë nuk i kanë pëlqyer aspak ish-autores së emisionit, Olsa Muhametit.

Në Istagram ajo ka deklaruar se njerëzit mosmirënjohës e ka vendin në ferr. Një thumb ky mesa duket nga Olsa Muhameti për Mekollin.

“Ka një vend në ferr për të gjithë ata që përpiqen të heqin meritat duke ia faturuar vetes. Ah, dhe diçka. Suksesi arrihet në grup dhe asnjëherë i vetëm. Mjerë kush e mendon si të tillë. Suksese.”, shkruan ajo.

Ende nuk kemi një reagim nga kuzhinieri i njohur.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment