Politike

Rama i veshur i gjithi me të zeza, kapet “mat” duke pikturuar. Në krahë të besuarit Braçe dhe Spiropali

Pas 37 ditësh ndërprerje për shkak të pushimeve verore, ditën e sotme ka nisur sesioni i ri parlamentar.
Featured image of article: Rama i veshur i gjithi me të zeza, kapet “mat” duke pikturuar. Në krahë të besuarit Braçe dhe Spiropali Edi Rama gjatë seancës plenare sot
Përditësuar:

TIRANË– Kuvendi ka nisur sot sesionin parlamentar pas pushimeve verore. Kryeministri Edi Rama ishte i veshur i gjithi në të zezë duke filluar nga kostumi, kollarja dhe deri tek maska.

Në krahun e tij të djathtë ishte zv.kryeministri Erion Braçe ndërsa në krahun e majtë ishte Ministria për Marrëdhënie me Parlamentin, Elisa Spiropali, ndërsa ministria e Energjitikës Belinda Balluku ishte në një nga ballokonet e parlamentit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Braçe dhe Spiropali janë dy më të besuarit e Ramës, ku kjo e fundit madje është edhe deputetja më aktive sa u përket rrjeteve sociale dhe ka marrë edhe përgëzimet nga kryeministri. Rama është fotografuar në një moment duke pikturuar.


LAJMI KRYESOR: Rikthehet KUVENDI! Opozita ‘hallin’ tek deti, Rama zotohet: Sa të jem unë, s’ka cënim të interesave kombëtare. Na duhet ligji për presidentin dhe ‘anti-shpifja’

(A.P./DOSJA.AL)

Shto Koment