Politike

Nis seanca plenare, deputetët mbajnë 1 minutë heshtje për viktimat e tërmetit(VD)

Të gjithë deputetët dhe ministrat kanë mbajtur një minutë heshtje, ndërkohë më tej Ruçi tregoi dhe disa refleksione të tij gjatë këtyre ditëve dhe falenderoi të gjitha palët politike.

TIRANË- Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Para nisjes së punimeve, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi u ka kërkuar të gjithë deputetëve dhe të pranishmëve që të mbanin një minutë heshtje në nder të viktimave të 26 nëntorit, të cilëve tërmeti u preu jetën në mes.

Të gjithë deputetët dhe ministrat kanë mbajtur një minutë heshtje, ndërkohë më tej Ruçi tregoi dhe disa refleksione të tij gjatë këtyre ditëve dhe falenderoi të gjitha palët politike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kreu i Kuvendit po ashtu tha se gjatë këtyre viteve të gjithë deputetët nuk e kanë bërë punën siç duhet dhe shumë ligje duhen parë. 

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment