Aktualitet

Bllokimi i fluturimeve të Rinasit, Gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë për 3 kontrollorët! Lë në burg Mezinin dhe Fezgajn, arrest shtëpiak për Flora Ndrecaj. Ironia e avokatit Kthupi: Ditë e mrekullueshme!

  • “Edhe ne jemi të stresuar nga Vettingu”, çfarë u tha në gjyqin për kontrollorët, Flora Ndrecaj shpërtheu në të qara
  • Unioni Europian: Nëse doni të njihni një shtet që terrorizon qytetarët e tij, shihni Shqipërinë
  • Ndaj tyre prokuroria ka ngritur akuzën e shpërdorimit të detyrës kryer në bashkëpunim. Kërkesa u shqyrtua nga gjyqtari Arben Mica, ndërsa akuza u përfaqësua nga prokuroret Marjeta Zaimi dhe Lidina Riza.
    Featured image of article: Bllokimi i fluturimeve të Rinasit, Gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë për 3 kontrollorët! Lë në burg Mezinin dhe Fezgajn, arrest shtëpiak për Flora Ndrecaj. Ironia e avokatit Kthupi: Ditë e mrekullueshme! Flora Ndrecaj dhe foto ilustruese
    Përditësuar:

    TIRANË–Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për 3 kontrollorët. Është vendosur arrest shtëpie për Folra Ndrecajn, arrest me burg për Muhin Mezinin dhe Armando Fezgajn.

    Ndaj tyre prokuroria ka ngritur akuzën e shpërdorimit të detyrës kryer në bashkëpunim. Kërkesa u shqyrtua nga gjyqtari Arben Mica, ndërsa akuza u përfaqësua nga prokuroret Marjeta Zaimi dhe Lidina Riza.

    Avokati i tyre, Rezart Kthupi doli në një deklaratë për gazetarët pasi Gjykata dha masën e sigurisë për tre kontrollorët e AlbControl. Me ironi, ai u shpreh se është një ditë e mrekullueshme ndërkohë që shtoi se kjo çështje do të vijojë më tej.

    60 kontrollorë bojkotuan punën dhe prokuroria ka si prova disa mesazhe që tregojnë se 3 të arrestuarit kanë ndikuar mbi kontrollorët për plotësimin e formularëve të paaftësisë në punë. Në bisedat e kryera të tre të arrestuarve, rezulton se Muhin Mezini, me detyrë mbikëqyrës i kontrollorëve të trafikut ajror ka ushtruar ndikim mbi kontrollorët dhe bashkëpunëtorë të tij akuzohen Flora Ndreca dhe Armando Fezga.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Kontrollorët e kullës ajrore të aeroportit të Rinasit, disa ditë më parë nënshkruan formularin e paaftësisë në punë, duke pretenduan se vuanin nga stresi që u ishte shkaktuar nga shkurtimi i rrogës prej pandemisë. Për më shumë se 48 orë, Shqipëria nuk shënoi asnjë fluturim në zonën e saj ajrore.

    Ndërsa për situatën e krijuar policia ka arrestuar tre kontrollorë të trafikut ajror, kreun e sindikatës, Armando Fezga, Flora Ndreca, përgjegjëse e turnit dhe Muhin Mezini, pas kallëzimit në Prokurori nga shoqëria “AlbControl”, si nxitës të bllokimit të punës në Rinas. Ndërkohë që kryeministri ka akuzuar dyshen “Meta&Berisha” se duan të destabilizojnë vendin, ndërsa kreu i shtetit që ditën e protestës ka kërkuar auditim të Albcontrol nga KLSH-ja.

    (a.b)/dosja.al

    • 10:23

      Ironia e avokatit të kontrollorëve pas masës së sigurisë: Është një ditë e mrekullueshme! Nuk jam i stresuar jam moralisht i dërrmuar

      Avokati Rezart Kthupi doli në një deklaratë për gazetarët pasi Gjykata dha masën e sigurisë për tre kontrollorët e AlbControl. Me ironi, ai u shpreh se është një ditë e mrekullueshme ndërkohë që shtoi se kjo çështje do të vijojë më tej.Në fund, ai tha se nuk është i stresuar vetëm i dërrmuar moralisht.

      Kthupi: Sot dënuam me masë sigurie pucistët, është një ditë e mrekullueshme! Nuk është vepër penale, akuzhen tre persona që janë larguar nga puna. Tre kontrollorë nuk mund të bllokojnë punën në rinas. Kjo cështje do vazhdojë. Shpirtërisht nuk mund të flas më. Nuk jam i stresuar jam moralisht i dërrmuar.

    Shto Koment