LIVE UPDATES
Politike

Nis ringritja e Gjykatës së Lartë, DW: Në fund të vitit do të funksionojë

24 Tetor 2019, 10:29 Nga DOSJA
Nis ringritja e Gjykatës së Lartë, DW: Në fund të vitit

TIRANË- Suela Hima, kimiste, 35 vjeҫ pret prej 2 vitesh Gjykatën e Lartë (GJL) të shqyrtojë ҫështjen e saj dhe të bëjë drejtësi. „Jam pushuar nga Drejtori i Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) në vitin 2014. Ishte viti, kur mediat vunë alarmin, se pesticidet në drurët frutorë dhe perime importoheshin jashtë ҫdo kontrolli nga Kina dhe dëmtonin shëndetin. Instituti refuzoi kërkesën e mediave për të bërë analizën e pesticideve kineze edhe të mbetjeve te tyre në fruta dhe perime me justifikimin që nuk kishte specialistë. Por specialistja e emëruar për këto analiza isha unë. Në fakt Instituti nuk kishte laboratorë dhe kjo mbahej e fshehtë. U pushova nga puna se kërkova zyrtarisht laborator që të bëja punën,” thotë për DW, Suela Hima.

Mungesa e laboratorëve dhe korrupsioni

Mungesa e laboratorëve rezulton një rast emblematik korrupsioni shtetëror. Në vitin 2012, Ministria e  Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, që drejtohej nga LSI, në koalicionin e saj qeverisës me PD, mori nga BE, një grant për ngritjen në ISUV të dy laboratorëve: njëri për analizën e pesticideve, tjetri për analizën e mbetjeve të pesticideve në fruta dhe perime, tregon Suela Hima.

”Laboratorët nuk u ngritën, fondet e BE nuk dihet ku përfunduan. Deri në vitin 2014 , kur unë u pushova me motivacionin “shkaktare shqetësimesh në punë”, në ISUV nuk kishte asnjë laborator. Tani nuk e di ҫfarë ka ndodhur, ndoshta janë ngritur, ndoshta jo, ajo që më intereson është që Gjykata e Lartë (GJL) të bëjë drejtësi. Hodha në gjyq ISUV dhe fitova në Gjykatën e Apelit. Por ISUV bëri rekurs në Gjykatën e Lartë që nuk funksionon dhe pres prej 2 vitesh vendimin e saj, ” thotë për DW, Suela Hima, e papunë që nga 2014.

Shqipëria 2 vjet pa GJL – vendet vakante të paplotësura

Ajo që thotë Suela për GJL është një e vërtetë tjetër, pasojë e Vettingut ose procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ky proces, i nisur 2 vjet më parë, si pjesa thelbësore e reformës në drejtësi, po vijon t‘i skanojë rreth 800 gjyqtarë dhe prokurorë për pasuritë dhe të ardhurat e tyre, lidhjet me krimin e organizuar dhe aftësitë profesionale. 

“Deri tani, nga procesi i vettingut janë konfirmuar në detyrë 28 gjyqtarë, janë shkarkuar nga detyra 42 syresh, kanë dhënë dorëheqjen 13 gjyqtarë, nga të cilët 6 gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, këta të fundit për shkak të mbarimit të mandatit,” thotë për DW, Erjon Muharremaj, anëtar i Këshillit  të Lartë Gjyqësor.

Gjyqtarët janë shkarkuar kryesisht për pasuri dhe të ardhura të pajustifikuara. Vettingu synon pastrimin e thellë të gjyqësorit, të stigmatizuar në Shqipëri për 25 vjet për korrupsion galopant dhe ryshfete. Por ky proces solli një mungesë të paparashikuar gjyqtarësh për të zënë vendet vakante në GJL. Mos funksionimi prej dy vitesh i GJL i ka lënë qytetarët e Shqipërisë pa njërën prej shtyllave kryesore të mbrojtjes së ligjit dhe demokracisë.

„Gjykata e Lartë që nga viti 2017 ka vetëm një gjyqtar dhe si rrjedhim nuk funksionon pasi nuk mund të marrë vendime. Ndërkohë që Gjykatat e Apelit në 12 rrethet e Shqipërisë funksionojnë dhe dërgojnë ҫdo ditë rekurse dosjesh gjyqësore. Stoku i dosjeve të pashqyrtuara që daton nga viti 2013 ka arritur 35 mijë dhe ҫdo ditë shtohet”,  thotë për DW Ida Vodica, zëdhënësja e Gjykatës së Lartë.

Çfarë përmban stoku i rekurseve të pashqyrtuara?

Gerti Shella, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës për Çështje të Informimit Publik, (INFOCIP) me seli në Tiranë, e cila publikoi kohët e fundit një studim mbi GJL në 5 vitet e fundit, tregon gjetjet e studimit lidhur me përmbajtjen e stokut të rekurseve. “Shumica e tyre dërrmuese janë rekurse administrative, ku palë e paditur janë institucionet shtetërore. Rreth 60% e tyre kanë të bëjnë me sigurimet shoqërore, pensionet e ushtarakëve dhe pushimet nga puna” thotë për DW, Gerti Shella.

Për pushimet nga puna Gjykata e Lartë ka dhënë vendime për pezullimin e ekzekutimit të vendimit të apelit, ku shteti ka qenë palë humbëse. “Kjo konsiderohet një praktikë negative, antikushtetuese, që ka mohuar drejtësinë për qytetarët që kanë fituar në Apel. Për më tepër, kjo praktikë rrezikon të rrisë në përmasa domethënëse kostot që mund t’i faturohen taksapaguesve shqiptarë kur Gjykata e Lartë të rifillojë punën për t’i paguar dëmshpërblimet nëse rekurset fitohen nga individët,” thotë për DW, Gerti Shella.     

 20 vjet për të  shqyrtuar stokun prej 35 mijë dosjesh

Por sa kohë duhet që Gjykata e Lartë të shqyrtojë këtë stok dosjesh rekursesh, mes të cilave  edhe atë të Suela Himës? Gerti Shella, Drejtor Ekzekutiv i INFOCIP kërkon ndryshime urgjente. „Nëse GJL do të plotësohej me një trupë të re gjyqësore prej 19 anëtarësh, për të marrë vendime për stokun prej 35 mijë dosje rekursesh do të duheshin rreth 20 vjet. Nëse do t’i kërkohej që ta evakuonte stokun e saj brenda 1 viti, pa pranuar rekurse të reja, do të duhej të jepeshin 107 vendime përfundimtare çdo ditë pune. Stoku i GJL në Shqipëri është më i larti nga ҫdo gjykatë analoge në Europë. Plotësimi i GJL me një trupë të shtuar gjyqësore është urgjente.”

Kur fillon funksionimin GJL?

Erjon Muharremaj, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, (KLGJ) thotë për DW se ky Këshill po rekruton kandidatët për GJL. “KLGJ në përfundim të procesit të vlerësimit të aftësive profesionale, përgatit një listë vetëm me kandidatët që kanë marrë vlerësimin më lartë dhe kanë dalë mirë në intervistë. Në vijim, i propozon me shkrim, në mënyrë të arsyetuar, Presidentit të Republikës, emërimin e kandidatëve. Këshilli po bën përpjekjet maksimale, në mënyrë që i gjithë ky proces të mbyllet me sukses brenda këtij viti” thotë për  DW, Erjon Muharremaj.

Funksionimi i Gjykatës së Lartë është në krye të 9 kushteve në rezolutën e Bundestagut gjerman për të mundësuar që Këshilli Europian të merret përsëri me temën e hapjes së negociatave të anëtarësimit, në pranveren 2020, para samitit BE- BP në Zagreb.

(Marrë nga DW)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gjykata e lartë nis ringritja e gjykatës së lartë reforma ne drejtesi gjykata e lartë nis ringritja e gjykatës së lartë reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni