Aktualitet

Nis puna për mbikalimin pranë Saukut, si do të bëhet devijimi i trafikut. Njoftimi për shoferët (HARTA)

ARRSH njofton se automjetet do të lëvizin vetëm në dy korsi pasi njëra prej tyre do të jetë e bllokuar, duke sqaruar se punimet do të zhvillohen vetëm në pjesën Veriore Tiranë-Rrethrrotullimi TEG.
Featured image of article: Nis puna për mbikalimin pranë Saukut, si do të bëhet devijimi i trafikut. Njoftimi për shoferët (HARTA) Foto ilustruese

TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar nisjen e punimeve për mbikalimin e TEG-ut dhe rrugët lidhëse të tij. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ARRSH njofton se automjetet do të lëvizin vetëm në dy korsi pasi njëra prej tyre do të jetë e bllokuar, duke sqaruar se punimet do të zhvillohen vetëm në pjesën Veriore Tiranë-Rrethrrotullimi TEG.

“Është vënë në zbatim Plani i Menaxhimit të Trafikut për Projektin “Ndërtim Rruga mbikalimi Teg dhe rrugët lidhëse të tij”, është bërë vendosja e sinjalistikës së nevojshme të përkohshme për të orientuar përdoruesit e rrugës në përdorimin e dy korsive. Do të punohet vetëm në pjesën Veriore Tiranë-Rrethrrotullimi Teg, 24/7. Faza e parë e menaxhimit të trafikut parashikon reduktim të korsive ekzistuese nga 3 në 2, në një gjatësi prej 150m pa hyrë në rrethrrotullimin e TEG-ut,”-shkruhet në njoftim.

POSTIMI I PLOTË: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(k.m/dosja.al)

Shto Koment