Aktualitet

Protesta për Kopshtin Botanik, pedagogë dhe studentë njëzëri: Është qendër kërkimore. Veliaj: S’jam legen si Mynyr Koni

Studentë dhe pedagogë në protestë për Kopshtin Botanik pasi me VKM i ka kaluar Bashkisë Tiranë. Reagon Veliaj ndaj Mynyr Konit: S’jam legen si ai, u përqafuam e më dha fjalën, e ndryshoi se i tha partia.
Featured image of article: Protesta për Kopshtin Botanik, pedagogë dhe studentë njëzëri: Është qendër kërkimore. Veliaj: S’jam legen si Mynyr Koni Foto nga protesta.

Tiranë- Sot është zhvilluar një protestë para Gjykatës Administrative në mbrojtje të Kopshtit Botanik. Pedagogë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe qindra studentë kundërshtojnë VKM-në që Kopshti Botanik, t’i kalojë në administrim Bashkisë Tiranë. Ata shprehen të revoltuar se Kopshti Botanik është një qendër kërkimore për studentët dhe nuk mund të merret nga Bashkia Tiranë.

“Nuk do të lëshojmë që Kopshti botanik t’i kalojë bashkisë. Ne do të ndjekim të gjitha kushtet ligjore. Nuk mundet që ministria të japë kopshtin botanik bashkisë së Tiranë. Ajo është një qendër kërkimore për studentët”, u shpreh një nga pedagogët.

Nuk ka munguar një reagim i Erion Veliajt për këtë çështje, i cili ka sulmuar rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Konin, teksa ka theksuar se në këtë kopsht do të bëhet shkencë. Për Konin ai është shprehur:  “S’jam legen si ai, u përqafuam e më dha fjalën, e ndryshoi se i tha partia”. 

Ndërsa Monika Kryemadhi u ka bërë thirrje të gjithë  studentëve që të ngrihen në protestë pasi Rama dhe Veliaj duan të betonizojnë Kopshtin Botanik.

J.V/Dosja.al

  • 11:41

    Veliaj shpërthen kundër Mynyr Konit: S’jam legen si ai, u përqafuam e më dha fjalën, e ndryshoi se i tha partia

    Erion Veliaj

    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nuk është kursyer me ironinë ndaj rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Konit.

    Në një mbledhje kabineti të organizuar për maratonën, Veliaj doli nga tema duke u fokusuar në protestën që po zhvillohet para Gjykatës Administrative për kalimin e Kopshtit Botanik në administrimin e Bashkisë.

    Gjatë fjalës së tij, Veliaj ironizoi stafin akademik duke mos harruar pa përmendur edhe rektorin Koni, i cili sipas tij ishte takuar me të në zyrë.

    “Këta mblidhen vetëm për tendera. Jam takuar disa herë me Mynyrin, jemi përqafuar. Ata do të kenë mundësi që të bëjnë shkencë aty. Do bëhet që t’ja vlejë që të bëhet shkencë. Mblidhuni njëherë për shkencë, pastaj protestoni. Unë në dallim nga Mynyri nuk jam legen që e jap fjalën dhe e kthej. Ishte në zyrën time dhe ramë dakord ,kishte dëshmitarë. I dha urdhër partia dhe ktheu fjalën. Tani Mynyri merr 5 mijë leksha për fotot e nuseve tek Kopshti Botanik. Këta janë një tufë me avdallë dhe nuk e bëjnë dot këtë punë,”-tha Veliaj.

    Pjesë nga fjala e Veliajt: 

    Kjo PD i futi asfaltin mes për mes kopshtit botanik. PD ishte e vetmja që i ka vjedhur kopshtit botanik. Fuqia më e madhe mbjellëse është Bashkia, kemi takat dhe kujdes. Po të ishte për partinë e Lulit dhe të Monës kujtoni si ka qënë kopshti botanik. E rrafën aty gjermanin dhe e bënë të vdekur. Këta doktorët e plagjaturave ishin disastër si politikanë. Hipokrizia e tyre është e njëjtë. Flas me pasion tjetër se jam prind. E gjithë shkenca e tyre aty mblidhet? Kur u mblodh herën e fundit për një shpikje të madhe? Këta mblidhen vetëm për tendera. Jam takuar disa herë me Mynyrin, jemi përqafuar. Ata do të kenë mundësi që të bëjnë shkencë aty. Do bëhet që t’ja vlejë që të bëhet shkencë. Mblidhuni njërherë për shkencë, pastaj protestoni. Unë në dallim nga Mynyri nuk jam legen që e jap fjalën dhe e kthej. Ishte në zyrën time dhe ramë dakord kishte dëshmitarë. I dha urdhër partia dhe ktheu fjalën. Tani Mynyri merr 5 mijë leksha për fotot e nuseve tek Kopshti Botanik. Këta janë një tufë me avdallë dhe nuk e bëjnë dot këtë punë. Harrojnë këta se nuk ka qënë kështu më parë liqeni. Pse nuk dalin këta të mbledhin njëherë pemë. I keni parë të kapin ndonjë qese apo të kapin ndonjë gome. Kanë alergji nga puna. Këta janë e shkuara, unë flas për të ardhmen.

    Pedagogë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe qindra studentët kanë kundërshtuar VKM-në që Kopshti Botanik, t’i kalojë në administrim Bashkisë Tiranë. Ata shprehen të revoltuar se Kopshti Botanik është një qendër kërkimore për studentët dhe nuk mund të merret nga Bashkia Tiranë.

  • 11:41

    Kryemadhi thirrje studentëve: Ngrihuni ta mbrojmë Kopshtin Botanik, të mos lejojmë betonizimin e saj (VD)

    Monika Kryemadhi

    Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u ka bërë thirrje të gjithë studentëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, që të bashkohen sipas saj, në mbrojtje të Kopshtit Botanik.

    Nga një lidhje në Facebook nga Kopshti Botanik, Kryemadhi tha se shqiptarët duhet të ngrihen për të mos lejuar betonizimin e kësaj zone.

    “Iu bëj thirrje gjithë studentëve të Shkencave të Natyrës dhe ish-studentëve që të na bashkohen, sepse universiteti ka nevojë për t’u bashkuar. Nuk duam që e vetmja gjë që i ka ngelur këtij fakulteti të betonizohet, siç ka ndodhur në gjithë Tiranën. Ne këtu kemi studiuar shumë bimë dhe specia e të rralla, por një specie nuk e kemi studiuar, specien e Rilindjes, që po pushton të ardhmen e shqiptarëve. Idiokracia e Rilindjes, që kërkon që çdo institucion të arsimit ta kthejë në përfitim dhe lavatriçe të pastrimit të parave, është një ndërhyrje dhe ndërgjegjësim i të gjithë shqiptarëve, pa dallim politik. Sot duhet të japim mbështetjen tonë për dijen, sepse vetëm kështu mund të shpëtojmë të ardhmen tonë.”, u shpreh ajo.

Një Koment në “Protesta për Kopshtin Botanik, pedagogë dhe studentë njëzëri: Është qendër kërkimore. Veliaj: S’jam legen si Mynyr Koni

  1. Veliaj e jep fjalen dhe e mban? Me duket po afron dita e kijametit…

Shto Koment