Aktualitet

Mjekët protestojnë për 30 minuta në oborrin e QSUT-së: Duam plotësimin e 4 kërkesave, ata që shkuan në Kyeministri nuk na përfaqësojnë

VIDEO
Përpara medieve, ata u shprehën të prerë se kërkojnë plotësimin e 4 kërkesave të tyre. Ata shtuan edhe se 4 mjekët që zhvilluan në takimin në Kryeministri me ministren e Shëndetësisë,  nuk i përfaqësojnë.
Featured image of article: Mjekët protestojnë për 30 minuta në oborrin e QSUT-së: Duam plotësimin e 4 kërkesave, ata që shkuan në Kyeministri nuk na përfaqësojnë Foto nga protesta

TIRANË- Ditën sotme në orën 10:00 ashtu siç ishte paralajmëruar, dhjetëra mjekë protestuan në oborrin e QSUT-së për plotësimin e 4 kërkesave të tyre. Edhe pse pa miratimin e policisë për këtë tubim, për shkak të situatës së pandemisë, mjekët u mblodhën për 30 minuta në protestë.

Përpara medieve, ata u shprehën të prerë se kërkojnë plotësimin e 4 kërkesave të tyre. Ata shtuan edhe se 4 mjekët që zhvilluan në takimin në Kryeministri me ministren e Shëndetësisë,  nuk i përfaqësojnë.

“Përfaqësuesit tanë janë pritur nga këshilltarja e Ramës. Ata 4 mjekët nuk ka përfaqësojnë“, u shpreh një nga mjekët gjatë protestës.

Kërkesat e mjekëve: 

Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

-Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën edhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.

-Rritje të vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

-Personeli shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet optimale në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm mjekët Gentian Stroni, Altin Kuqo, Fatos Olldashi, Arjan Harxhi dhe Arjan Mezini u pritën në Kryeministri nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe drejtori i QSUT, Enkel Joti.

(j.v;f.m/dosja.al)

Shto Koment