AktualitetPolitike

Disa doza dhe në Elbasan, Manastirliu: Do vijojmë me Librazhdin dhe Përrenjasin. Rama: Të kishte ardhur Covidi në këto spitale, do ishte hata

Manastirliu është shprehur se tani do të nisë vaksinimi në Librazhd dhe Prresnjas, teksa ka theksuar edhe një herë se brenda muajit mars do të ketë mbaruar vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve.
Featured image of article: Disa doza dhe në Elbasan, Manastirliu: Do vijojmë me Librazhdin dhe Përrenjasin. Rama: Të kishte ardhur Covidi në këto spitale, do ishte hata Edi Rama, Ogerta Manstirliu

ELBASAN– Në qytetin e Elbasanit janë dhënë disa doza vaksine ‘Pfizer’ për personelin mjekësor. Të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Manastirliu është shprehur se tani do të nisë vaksinimi në Librazhd dhe Prresnjas, teksa ka theksuar edhe një herë se brenda muajit mars do të ketë mbaruar vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve.

Sot kemi filluar me stafin mjekë infermierë të shërbimeve direkte siç janë urgjencat e spitalit të Elbasanit për t’u shtrirë më pas edhe në spitalin e Librazhdit dhe Prrenjasit. Përgjatë muajit shkurt dhe mars do të përfundojnë vaksininim për bluzat e bardha,” tha ajo.

Rama ka vizituar punimet në Pediatrinë e re në Elbasan, teksa edhe një herë ka thënë se nëse Covidi do të binte në kohën kur ishte PD në qeveri, do të ishte bërë “hataja” tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më shkon mendja o Zot sikur larg qoftë të kishte ardhur Covidi me këto spitale. Ose të na kishte gjetur në këtë situatë. Atëhere do të shihnim ne cfarë hataje do ishte”, tha Rama.

(a.b)/dosja.al

Një Koment në “Disa doza dhe në Elbasan, Manastirliu: Do vijojmë me Librazhdin dhe Përrenjasin. Rama: Të kishte ardhur Covidi në këto spitale, do ishte hata

  1. Ppppp o copë mas 8 vitesh u kujtove se ka Librazhd e prrenjas??? O testa di manallio…

Shto Koment