Editorial

Nis pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout në Laç, mijëra qytetarë vizitojnë vendin e shenjtë (VIDEO)

Që prej ditës së sotme ka nisur një peleginazhi në Kishën e Laçit, ashtu si çdo vit. Janë 13 të marta që respektohen nga besimtarët për të mbërritur deri në ditën e Shna Ndout.
Përditësuar:

Laç- Ashtu si çdo vit edhe këtë pranverë ka nisur pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout në Laç. Që nga sot mijëra qytetarë vizitojnë këtë kishë në Laç.  Janë 13 të marta që respektohen nga besimtarët për të mbërritur deri në ditën e Shna Ndout.

Pelegrinj të shumtë i janë drejtuar këtë të martë këtij vendi të shenjtë për të gjetur ngrohtësi shpirtërore, duke drejtuar lutjet e tyre për qetësi, shëndet, harmoni dhe begati.

Nga ana e Drejtorisë së Policisë Lezhë, merren masa për këtë pelegrinazh  në
bashpëpunim me pushtetit lokal kanë hartuar një plan masash.çdo të martë do të ketë prezence të shtuar policie për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.

Kjo kishë Kisha e Shna Ndout daton që nga shekulli XIII dhe objekti i rëndësishem i kultit mori famë për shkak të Shna Ndout, një predikues i njohur katolik.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment