Aktualitet

Nis me debate Komisioni i Medias/ Largohet kryetarja: Është turp, s’mund të ulem në një tavolinë me Gjinushin, edhe gazetarët e dinë kush është (VD)

Debate në Komisionin e Medias, largohet kryetarja e Fatjona Dhimitri pasi refuzoi që të ulej në një tavolinë me Skënder Gjinushin.

Tiranë– Në mbledhjen e Komisonit të Medias ku podiskutohet lidhur me buxhetin e Akademisë së Shkencave,  ka pasur debate. Që në fillim të mbledhjes është larguar kryetarja  e këtij komisioni Fatjona Dhimirtri pasi është shpreur se nuk mund të ulet në një tavolinë me Skënder Gjinushin.

“Është turp, që të uleni me Gjinushin. Refuzoj që të ulem në një tryezë me ju.  Madje dhe gazetarët e dinë shumë mirë se kush është zoti Gjinushi. Ardhja në komision është një turp.” , është shprehur ajo dhe menjëherë është larguar nga salla.

Këtë largim të Dhimirit e komentoi edhe  Besnik Bare, sipas të cilit dikush i ka fryrë në vesh Dhimitrit që të kopjojë sjellen e Albana Vokshit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Është për të ardhur keq, dikush i ka thënë kësaj vajze që të jetë njësoj si Albana Vokshi, unë e quaj nder që zoti Gjinushi të jetë në krye të këtij institucioni. Unë jam i bindur që profesor Gjinushi do e ngrejë akademinë në nivele të njëjta me akademitë në vendet e zhvilluara”, u shpreh Bare.

Theksojmë se Presidenti Ilir Meta, ka përdorur forcën e dekretit për të refuzuar emërimin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkenacave. Me një dekret presidencial, Meta dha arsyet pse sipas tij, ka bërë këtë refuzim. Sipas tij procesi i zgjedhjes së Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave ka qenë me probleme, pasi në momentin e zgjedhjes, Gjinushi ishte kryetar Partie. Gjinushi është zgjedhur kryetar i ASH më 24 maj, ndërkohë që largimi nga partia rezulton në datën 5 qershor, duke shkelur kështu ligjin për zgjedhjen e kryetarit të ASH. Për këtë vendim të Metës, Gjinushi është shprehur se nuk ka asnjë uzurpim të institucionit të ASH-së.

J.V/Dosja.al

Shto Koment