Politike

Nis kuvendi, rikthehet ligji për ‘Vettingun në Polici’, betohen 10 deputetët e rinj (Live)

IRANË– Rikthehet Kuvendi. Seanca plenare në Kuvend ka nisur dhe janë betuar  12 deputetët të rinj.  Sot në Kuvend u betuan Eljo Hysko i cili mori mandatin e Rakip Sulit; Adriana Jakui i cili mori mandatin e Pjerin Ndreut; Florenc Spaho i cili mori mandatin e Nuri Belbës dhe Ardit Konomi që mori mandatin e Ilir Xhakollit.  Të tjerët që janë betuar janë  Vasil Sterjovski- LSI, Edmond Stojku – LSI, Suzana Topi- LSI, Halit Valteri -PD
Selami Janishehu-PD, Besnik Troplini-PD, Krenar Rryçi-PD, Kostaq Papa-PD.

Pas betimit të tyre, seanca po vijon me rendin e ditës ku pika më e rëndësishme është rikthimi i dekretit të presidentit për ligjin e Vettingut në Polici. Po kështu po zhvillohetedhe interpelanca me Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonajn, e kërkuar nga deputeti Lefter Maliqi për çështjen e burgjeve.

Më pas me shumicë të thjeshtë do të votohet projektvendimi “Për miratimin e fondit nga buxheti i shtetit për financimin e partive pjesmarrëse në zgjedhjet vendore të vitit 2019.”

Shto Koment