Politike

Nis Kuvendi/ Gjuzi kërkon 45 minuta kohë për të parë rezolutën për Kushtetuesen, kërkesa nuk pranohet nga Ruçi: Elektronika punon edhe në Vithkuq (VD)

Gjuzi kërkon 45 minita kohë për të parë projektrezolutën për ngërçin në Kushtetuese. Kërkesa nuk pranohet nga Ruçi.

Tiranë– Nis seanca e Kuvendit. Deputeti Kujtim Gjuzi ka deklaruar se kërkon  45 minita kohë për të parë projektrezolutën për ngërçin në Kushtetuese.

Debati:

Gjuzi: Zoti kryetar faleminderit për fjalën. Do i kërkoja kryetarit të Kuvendit, që të paktën 45 minuta që t’i hedhim një sy kësaj rezolute. Do ju lutesha të na jepnit këtë kohë. 

Ruçi: Projektrezolutën keni pasur publike në faqen e kuvendit.  Nga dje deri sot kanë kaluar 12 orë. Elektronika punon edhe në Korçë, edhe në Vithkuq, edhe në Maliq, edhe kudo. 

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 97 vota pro projektrezolutën për Gjykatën Kushtetuese. Kuvendi e quajti me anë të kësaj rezolute, shkelje, kalimin e afatit nga ana e presidentit Ilir Meta për të dekretuar Marsida Xhaferllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Ky pozicion ka sjellë përplasjen mes maxhorancës dhe Metës, ku Këshilli i Emërimeve në Drejtësi thotë se posti i anëtares i takon Arta Vorpsit, dhe ndërkohë Meta ka dekretuar Xhaferllarin, e cila është betuar dje tek Meta dhe sot ka shkuar në zyrë, ndërsa Vorpsi, u betua tek noteri dhe ia çoi Metës kopjen me Postë. E ngërçi bëhet edhe më i madh, kur sot, të dyja gjyqtaret shkuan në punë.

J.V/Dosja.al

Shto Koment