Aktualitet

Nis kërkimi për naftë në ujërat e Jonit, Greqia lejon operacionet edhe pranë Qipros

Konkretisht për zonat e detit Jon jepen për ratifikim kontratat e nënshkruara në prillin e këtij viti, midis Shtetit Grek dhe Konsorciumit Repsol-Hellenic Petroleum.
Featured image of article: Nis kërkimi për naftë në ujërat e Jonit, Greqia lejon operacionet edhe pranë Qipros Foto ilustruese
Përditësuar:

GREQI- Ministria greke e Mjedisit dhe Energjisë ka paraqitur në parlament projektligje për ratifikimin e katër kontratave për dhënien me koncension të së drejtës së eksplorimit dhe shfrytëzimit të hidrokarbureve në katër zona detare të detin Jon dhe te Kretës.

Ratifikimi i kontratave – negociatat për të cilat zgjaten gati katër vjet – është një votë besimi nga kompanitë e mëdha ndërkombëtare të naftës, që do të investojnë një shumë prej 140 milionë euro në kërkime.

Konkretisht për zonat e detit Jon jepen për ratifikim kontratat e nënshkruara në prillin e këtij viti, midis Shtetit Grek dhe Konsorciumit Repsol-Hellenic Petroleum.

Projektligji në Greqi

Ndërsa për dy zonat detare pranë Kretës janë dhënë për ratifikim dy kontratat e nënshkruara në qershorin e kaluar midis shtetit grek dhe konsorciumit Total, “ExxonMobil” dhe “Hellenic Petroleum”.

Kanë disa muaj që “ExxonMobil ” dhe “Total”, që janë prej kompanive më të mëdha botërore të naftës, po eksplorojnë në disa prej zonave Ekonomike Ekskluzive të Qipros, ku kanë zbuluar një rezervë gjigante gazi.

Kjo dhënie me koncesion vlerësohet nga Athina zyrtare, se do të rris rolin e Greqisë në Rajon dhe në botë, sa i përket kërkimit dhe shfrytëzimit të hidrokarbureve.

Studimet e viteve të fundit vlerësojnë gjithashtu se vlera e rezervave të naftës dhe gazit natyror që pritet të shfrytëzohen gjatë dy dekadave në zonat në fjalë, me çmimet aktuale shkojnë deri në 3.5 trilion dollarë, prej të cilave një të gjashtën, dmth rreth 600 mld dollarë do ta përfitojë shteti grek.
Përfitimi tjetër është fakti i krijimit të qindra mijëra vendeve të punës dhe përforcimi i ekonomisë lokale.

Marrë nga Top Channel

(a.m/dosja.al)

Shto Koment