Bota

Horrori në Spanjë/ Nis gjyqi ndaj kanibalit i cili copëtoi dhe hëngri nënën e tij

Policia u njoftua nga një mik i viktimës dhe shkoi për kontroll ne shtëpinë e tyre ku gjetën trupin e 66- vjeçares María Soledad Gómez të copëtuar në pjesë dhe të shpërndrë rreth banesës. Disa prej pjesëve ishin të mbajtura në kontejnerë plastikë.
Featured image of article: Horrori në Spanjë/ Nis gjyqi ndaj kanibalit i cili copëtoi dhe hëngri nënën e tij Foto nga arrestimi

SPANJË -Ka nisur gjyqi i ngjarjes së tmerrshme e cila ndodhi në vitin 2019 në Spanjë ku Alberto Sánchez Gómez 26-vjeç në atë kohë u arrestua pasi akuzohet të ketë vrarë nënën e tij e me pas ka ngrënë pjesë nga trupi i saj.

Policia u njoftua nga një mik i viktimës dhe shkoi për kontroll ne shtëpinë e tyre ku gjetën trupin e 66- vjeçares María Soledad Gómez të copëtuar në pjesë dhe të shpërndrë rreth banesës. Disa prej pjesëve ishin të mbajtura në kontejnerë plastikë raporton BBC.

I pandehuri i ka thënë gjykatës se nuk mban mënd që e ka copëtuar dhe ngrënë nënën e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Raportohet që ai ka vuajtur më parë për çrregullime mendore të personalitetit si rezultat I përdorimit të drogës para arrestimit të tij.

Ai ka qenë i njohur më para për policinë për shkak të dhunës që ka ushtruar ndaj nënës së tij.

(E.k/dosja.al)

Shto Koment