Sport

Nis gara PSG-Barcelona në merkato, i fituari ekonomikisht del Juventusi

Mendonim se Pjanic do të bëhej katalanas, por jo
Featured image of article: Nis gara PSG-Barcelona në merkato, i fituari ekonomikisht del Juventusi Foto ilustruese

Miralem Pjanic mendohej do të bëhej lojtar i Barcelonës, por duket se planet kanë ndryshuar. Në mungesë të parave, klubi katalanas i ka ofruar mesfushorin Arthur Juventusit, por braziliani nuk ka pranuar të bëhet pjesë e shkëmbimit.

Në këto kushte, boshnjaku mund të përfundojë te PSG. Francezët duan të këmbëngulin për mesfushorin, pasi duan që ta kenë urgjentisht në Paris. Trajneri Thomas Tuchel e ka kërkuar prej kohësh një mesfushor të tillë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gara do të jetë shumë e fortë mes Barcelonës dhe PSG. Pjanic do të lëvizë dhe drejtuesit e Juventusit janë dakord me diçka të tillë. Ata nuk janë të kënaqur me rendimentin e lojtarit në këtë sezon.

M.P. / Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment