Sport

Nis epoka Pirlo, trajneri i Juventusit flet para debutimit: Ndaj Sampdoria-s kujdes me kundërsulmet, pres një qendërsulmues

Andrea Pirlo do të provojë nesër në mbrëmje emocionet që të ofron pankina e Juventusit
Featured image of article: Nis epoka Pirlo, trajneri i Juventusit flet para debutimit: Ndaj Sampdoria-s kujdes me kundërsulmet, pres një qendërsulmues Andrea Pirlo
Përditësuar:

TORINO-Andrea Pirlo ka dalë sot në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të ndeshjes së parë të kampionatit që Juventusi do të luajë ndaj Sampdorias në “Allianz Stadium”, sfidë speciale për ish fantazistin italian që do të drejtojë për herë të parë nga pankina. Andrea Pirlo do të provojë nesër në mbrëmje emocionet që të ofron pankina e Juventusit. Ish-mesfushori i madh italian zgjodhi të vijonte karrierën e trajnerit dhe kampionët e Italisë i kanë ofruar një shans të artë.

“Unë jam shumë mirë, por e rëndësishme është që të ndihen mirë lojtarët, në prag të ndeshjes së nesërme. Kemi punuar shumë këtë javë dhe kam mjaftueshëm futbollistë në dispozicion, për të përdorur zgjidhje të ndryshme gjatë sfidës. Për dëmtimet e Dybalës dhe De Ligt jemi përgatitur më herët, pasi e dinim që nuk do t’i kishim, por kemi organikë të plotë.

Pirlo foli gjithashtu edhe në lidhje me ardhjen e një sulmuesi pykë, për të kompletuar kështu repartin e sulmit. Dzeko është shumë pranë,ndërkohë që tekniku pohoi se Luis Suarez nuk do të jetë pjesë  e Juventusit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Të gjithë po presim mbërritjen e një qendërsulmuesi, por ai nuk do të jetë Luis Suarez, ai nuk vjen dot. Të gjithë skuadrat kanë probleme, por merkato do të zgjasë shumë, kështu që jemi të qetë, nuk duam të nxitohemi.” Përfundon trajneri.

E.Ç (Dosja.al)

 

Shto Koment