Showbiz

Nis ditën e revoltuar, Aulona Musta ‘shpërthen’ në makinë: Të rinjtë kalojnë me të kuqe, si kope, shumë shqetësuese! (VD)

Aulona Musta ka shpjeguar se të rinjtë shqiptarë nuk e respektojnë sinjalistikën rrugore dhe kjo për të është e patolerueshme. 
Featured image of article: Nis ditën e revoltuar, Aulona Musta ‘shpërthen’ në makinë: Të rinjtë kalojnë me të kuqe, si kope, shumë shqetësuese! (VD) Aulona Musta

TIRANË– Moderatorja e njohur Aulona Musta ka nisur ditën e revoltuar sot me të gjithë të rinjtë shqiptarë. 

Me anë të disa story në Instagram, Aulona ka shpjeguar se të rinjtë shqiptarë nuk e respektojnë sinjalistikën rrugore dhe kjo për të është e patolerueshme. 

“Nuk ka mbetur qen dhe mace pa mësuar të respektojë semaforin po për këmbësorin shqiptar nuk mësohet kurrë por kurrë! Ai robi i kuq del për një arsye, jo si kope. Brezi i ri nuk do ta dijë dhe nuk e ka haberin fare. Për mua është shumë shqetësuese. Tregon shumë. Ça tregon e gjen gjithsecili vetë,”-thotë Aulona në postimin e saj. 

Aulona Musta është bashkëprezantuesja e emisionit “Thumb” dhe gjithmonë ka shpërndarë mesazhe sensibilizuese për tema të ndryshme, sot ishte radha e respektimit të sinjalistikës. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment