Rajoni

Mbyllet edhe dita e dytë e intervistimit të Thaçit në Hagë, presidenti asnjë koment me mediat, futet dhe del i heshtur nga godina e Speciales

Presidenti Hashim Thaçi sërish në Hagë. Ndryshe nga dje, sot kreu i shtetit të Kosovës, teksa po hynte për në Prokurori, ka zgjedhur që të mos prononcohet për media duke mos dhënë asnjë detaj lidhur me vijimësinë e procesit, ndërkohë të njëjtën gjë ka bërë edhe kur ka dalë pasi nuk është pronocuar pas 6 orësh intervistim.
Featured image of article: Mbyllet edhe dita e dytë e intervistimit të Thaçit në Hagë, presidenti asnjë koment me mediat, futet dhe del i heshtur nga godina e Speciales Hashim Thaçi
Përditësuar:

HOLANDË– Presidenti Hashim Thaçi ka shkuar sërish në Gjykatën Speciale në Hagë, për t’ju nënshtruar ditës së dytë të intervistimit nga Zyra e Prokurorisë së Specializuar.

Ndryshe nga dje, sot kreu i shtetit të Kosovës, teksa po hynte për në Prokurori, ka zgjedhur që të mos prononcohet për media duke mos dhënë asnjë detaj lidhur me vijimësinë e procesit. Dje, Thaçi ishte brenda godinës për më shumë se 6 orë, duke dhënë sqarime për të gjitha pyetet e hetuesëve.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe kur ka dalë pasi nuk është pronocuar pas 6 orësh intervistim. Ndërsa dje Thaçi deklaroi në një komunikim të shkurtër se ishte biseduar lidhur me çështje teknike dhe sqaruese për aktivitetin e Ushtrisë Çlirimtare gjatë luftës së Kosovës.

“Dëgjova shkëmbime teknikalitetesh të ndryshme mes avokatit, Pierre-Richard Prosper dhe prokurorëve. Do të thotë çështje sqaruese, teknike. E, në të njëjtën kohë, edhe ato fillestaret të interesimit të prokurorëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.- tha ai.

Edhe pse Thaçi nuk ka folur për mediat kur doli në orën 19:00, mësohet nga mediat vendase se do të rikthehet sërish nesër në orën 13:00.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më 24 prill, Prokuroria ka paraqitur një aktakuzë për rreth 100 krime lufte kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe 9 luftëtarëve të tjerë, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Edhe pse aktakuza ishte vendosur që në prill, më 24 qershor, pak para se Thaçi të mbërrinte në Uashington për takimin me përfaqësuesit e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në media u shpërnda lajmi për akuzat ndaj tij.

Thaçi, nuk ka pranuar të heqë dorë nga posti i tij dhe ka shkuar në Hagë si presidenti i vendit. Ai ka deklaruar se do të japë dorëheqje nga posti i presidentit, nëse aktakuza kundër tij konfirmohet.

(k.m;a.c/dosja.al)

  • 19:48

    FOTOJA/ Me valixhe të zezë në dorë, Hashim Thaçi del nga “Specialja” e Hagës, tek dera e presin mbështetësit e UÇK-së

    Pas gjashtë orësh duke u marrë në pyetje brenda godinës së Prokurorisë Speciale, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dalë pa dhënë asnjë deklaratë mbi intervistimin. Por ajo ç’ka bie në sy përveç mungesës së një pronocimi nga ana e tij është fakti del me një valixhe të zezë në dorë, dhe para Speciales në Hagë shihet që e presin edhe një grup mbështetësish që mbajnë në duar flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Hashim Thaçi, dhe mbështetësit e tij me flamurin e UÇK-së në duar.

    Ndërkohë Thaçi ka bërë dy ditë që po intervistohet në Hagë, por sipas mediave vendase do të rikthehet sërish nesër në orën 13:00. Dje ai u shpreh  shkurtimisht se se ishte biseduar lidhur me çështje teknike dhe sqaruese për aktivitetin e Ushtrisë Çlirimtare gjatë luftës së Kosovës.

  • 19:24

    Përfundon dita e dytë e intervistimit të Thaçit në Hagë, del i heshtur

    Hashim Thaçi në Hagë

    Përfundon dita e dytë e intervistimit të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi nga Prokuroria Speciale në Hagë. Edhe ditën e sotme marrja në pyetje për Presidentin Thaçi ka zgjatur gjashtë orë. Sot ka qenë dita e dytë që Thaçi paraqitet në Prokurorinë e Hagës, por ndryshe nga dita e djeshme në hyrje Presidenti nuk është prononcuar për mediat, duke mos dhënë asnjë detaj lidhur me vijimësinë e procesit.  Por sot Thaçi ka zgjedhur të mos prononcohet për mediat sikurse bëri edhe para se të hynte në Prokurori, por sipas mediave vendase do të rikthehet sërish nesër në orën 13:00.  Dje Thaçi deklaroi se pas intervistimit se aty  ishte biseduar për çështje teknike dhe sqaruese dhe se kishte pasur interesim fillestar të prokurorëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. “Dëgjova shkëmbime teknikalitetesh të ndryshme mes avokatit, Pierre-Richard Prosper dhe prokurorëve. Do të thotë çështje sqaruese, teknike. E, në të njëjtën kohë, edhe ato fillestaret të interesimit të prokurorëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.- tha ai.

Shto Koment