Aktualitet

Nis bllokimi i rrugëve, qytetarët drejtohen tek autostrada në Milot

Kryetari i PD, për këtë zonë Xhevdet Amuli ka thënë nga protesta se zgjedhje me Ramën nuk do të ketë. Ai më tej shtoi se do të vijohet me protesta.

LEZHË- Qindra qytetarë nga Lezha, Shkodra dhe zonat përreth kanë nisur bllokimin e autostradës në Milot, aty ku do të bëhet dhe grumbullimi i të gjithë qytetarëve. Kryetari i PD, për këtë zonë Xhevdet Amuli ka thënë nga protesta se zgjedhje me Ramën nuk do të ketë. Ai më tej shtoi se do të vijohet me protesta.

Shumë prej qytetarëve protestues do të bllokojnë rrugët me mjetet e tyre personale, por edhe me autobusë. Deri tani mësohet se në Milot protestuesve do t’i bashkohet edhe kryetari i Opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment