Rajoni

Nipi i Adem Jasharit i bën thirrje qeverisë së Kosovës: Në asnjë mënyrë dhe për asnjë çmim nuk duhet dhe nuk mund të ndryshohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës

Nipi i Komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jasharit, ka shkruar se duhet që të shmangin të gjitha kompromisat që mund të dëmtojnë interesat e qytetarëve.
Featured image of article: Nipi i Adem Jasharit i bën thirrje qeverisë së Kosovës: Në asnjë mënyrë dhe për asnjë çmim nuk duhet dhe nuk mund të ndryshohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës Bekim Jashari

KOSOVË- Kreu i Komunës së Skënderajt Bekim Jashari, përmes një postimi në Facebook, i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës që të mos bej kompromisë së Serbinë në mënyrë që të arrihet marrëveshja përfundimtare mes vendeve. Nipi i Komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jasharit, ka shkruar se duhet që të shmangin të gjitha kompromisat që mund të dëmtojnë interesat e qytetarëve. Ai ka thënë se nuk duhet që të ndryshohet kushtetuta kosovarë por ajo serbe nëse është e nevojshme.

“Në asnjë mënyrë dhe për asnjë çmim nuk duhet dhe nuk mund të ndryshohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në emër të arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Shteti ynë ka bërë vazhdimisht kompromise të dhimbshme në emër të arritjes së marrëveshjeve me Serbinë, duke përfshirë diskriminimin pozitiv të pakicës serbe në Kosovë dhe votimin e dyfishtë për çështje substanciale si pjesë e kushtetutës sonë.

Ajo që duhet të ndryshojë kushtetutën është Serbia, e cila përveç kësaj duhet dhënë përgjegjësi për të pagjeturit, viktimat e luftës, gjenocidin mbi popullatën e pafajshme dhe dëmet materiale të shkaktuara në luftën e fundit në Kosovë.

Kushtetuta e shtetit tonë duhet të ndryshohet vetëm për të hequr votimin e dyfishtë, si derivat i pakos së Ahtisarit dhe i cili pengon të ardhmen dhe zhvillimin e shtetit tonë.

Udhëheqësit tonë shtetërorë duhet t’ia bëjnë me dije faktorit ndërkombëtar që shteti ynë nuk ka për të bërë më kompromise dhe se jemi shteti më i avancuar në Ballkan sa i përket respektimit të të drejtave të pakicave.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Është koha e fundit që spektri politik në vend të jenë të bashkuar dhe të unifikuar të mbrojmë shtetin tonë nga çdo tendencë që mund të vijë për ta futur atë në negociata e kompromise të dhimbshme.

Çdo veprim i sotëm i udhëheqësve tanë duhet të jetë konform Kushtetutës dhe duke mos prekur në asnjë mënyrë shtetësinë, sovranitetin dhe territorialitetin e shtetit tonë” shkruan ai.

Në asnjë mënyrë dhe për asnjë çmim nuk duhet dhe nuk mund të ndryshohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në emër të…

Gepostet von Bekim Hamëz Jashari am Sonntag, 18. Oktober 2020

(I.A/dosja.al)

Shto Koment