Bota

Nili “tërbohet”, përmbytjet rrezikojnë piramidat antike të Sudanit, mbi 100 persona të vdekur

Arkeologu Marc Maillot, është shprehur se nëse situata përshkallëzohet masat e marra nga qeveria do të jenë të pa mjaftueshme.   
Featured image of article: Nili “tërbohet”, përmbytjet rrezikojnë piramidat antike të Sudanit, mbi 100 persona të vdekur

SUDAN- Lumi i Nilit ka dalë nga shtrati, dhe po rrezikon që të përmbysë piramidat antike të Sudanit, pasi reshjet e shiut kanë qënë të papërballueshme. Autoritetet bëjë me dije se kanë ndërtuar mure thasësh me rërë dhe ujin po nxjerrin me kova. Ndërsa në të gjithë vendin, përmbytjet kanë vrarë më shumë se 100 persona dhe lënë mijëra të pastrehë. Arkeologu Marc Maillot, është shprehur se nëse situata përshkallëzohet masat e marra nga qeveria do të jenë të pamjaftueshme.

“Përmbytjet kurrë nuk kishin prekur vendin më parë. Situata aktualisht është nën kontroll, por nëse niveli i Nilit vazhdon të rritet, masat e marra mund të mos jenë të mjaftueshme”, tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dëmi i shkaktuar nga përmbytja ka bërë që qeveria të vendosi gjendjen e jashtëzakonshme për tre muaj të premten e kaluar. Fermerët nga ana tjetër i përdorin përmbytjet e Nilit për të krijuar toka pjellore por këtë vit shkalla e përmbytjes është katastrofike.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment