Aktualitet

Mori plumb në kokë e trup, Nikollaq Çepaj niset drejt Tiranës në gjendje kritike për jetën

Sipas informacioneve Çepaj është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë për një mjekim më të specializuar, pasi ka një plumb në kokë.
Featured image of article: Mori plumb në kokë e trup, Nikollaq Çepaj niset drejt Tiranës në gjendje kritike për jetën Nikollaq Çepaj i plagosuri

VLORË- Nikollaq Çepaj që njihej dhe me mbiemrin Taullaraj, ndodhet në gjendje kritike për jetën pas plumbave që mori në atentatin që iu bë në Vlorë.

Sipas informacioneve Çepaj është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë për një mjekim më të specializuar, pasi ka një plumb në kokë. Nga ana tjetër kunati i tij ndodhet në gjendje më të stabilizuar, pasi ka vetëm një plagë në këmbë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Atentat me armë në Vlorë. 2 persona kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Bashkimi”, ku është qëlluar në drejtim të Roland Çepajt dhe Nikollaq Çepaj që pak ditë më parë kishte dalë nga burgu. Policia po punon për zbardhjen e ngjajres së rëndë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment