Virale

Niko Peleshi “tërbohet” në Korçë, me kitarë dhe i ulur në gjunjë i këndon serenata Inva Mulës (VD)

Me kitarë në dorë, me zërin që e ngrinte deri në kupë të qiellit dhe i ulur në gjunjë para Inva Mulës ka kënduar “Moj e bukura more”, ish-ministri i habiti të gjithë.

KORÇË- Ish-ministri i Bujqësisë Niko Peleshi mbrëmë ka hequr kostumin e politikanit dhe ka veshur atë të këngëtarit. Në Korçë, aty ku po zhvillohet festivali “Mik Festival”, Niko Peleshi ka zgjedhur që të bëjë një performancë në pazarin e Korçës.

Me kitarë në dorë, me zërin që e ngrinte deri në kupë të qiellit dhe i ulur në gjunjë para Inva Mulës ka kënduar “Moj e bukura more”, ish-ministri i habiti të gjithë.

Në fund të performancës ish-zëvëndës kryeministri është duatrokitur nga të gjithë të pranishmit.

Peleshi në qeverinë Rama ka mbajtur disa poste, ndërsa me herët ka qenë dhe kryetar i Bashksië së Korçës, qytet për të cilin ka thënë se e do shumë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment