Politike

“Ngushëllimet e mia për familjen, miqtë dhe të afërmit…”, Basha mesazh për ndarjen nga jeta të Bashkim Koplikut: Angazhimi i tij, i pashlyeshëm në historinë e vendit

Basha shkruan se angazhimi i Koplikut do të mbetet i pashlyer në historinë e Shqipërisë. 
Featured image of article: “Ngushëllimet e mia për familjen, miqtë dhe të afërmit…”, Basha mesazh për ndarjen nga jeta të Bashkim Koplikut: Angazhimi i tij, i pashlyeshëm në historinë e vendit Bashkim Kopliku

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes së Bashkim Koplikut, ish-zv/kryeministrit të parë të Partisë Demokratike, i cili u nda dje nga jeta. Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se angazhimi i Koplikut do të mbetet i pashlyer në historinë e Shqipërisë.

MESAZHI I PLOTË I BASHËS: 

Me keqardhje mësova për ndarjen nga jeta të Bashkim Koplikut, politikanit që dha mbështetjen dhe kontributin e pakursyer që në ditët e para të krijimit të Partisë Demokratike. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjen, miqtë dhe të afërmit e zotit Kopliku. Angazhimi i tij si ligjvënës dhe zëvendëskryeministër gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike pas rënies së komunizmit, do të mbetet i pashlyeshëm në historinë e re të Shqipërisë. U prehtë në paqe!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më herët, edhe kryeministri Edi Rama shprehu ngushëllimin e tij për vdekjen e Koplikut. Bashkim Kopliku nda dje mbrëma nga jeta në moshën 77-vjeçare teksa ishte duke udhëtuar me avion për t’u kuruar në Itali për shkak të komplikacioneve nga COVID19. Kopliku, 77 vjeç me profesion inxhinier elektronik, ka qenë, ish-zv/kryeministër dhe ish-ministër i Brendshëm në qeverinë e parë të PD, dy herë deputet në parlamentin e Shqipërisë, ndërsa, që prej vitit 1997, ai u largua nga politika, por qëndroi aktiv në media dhe shtypin e shkruar.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment