Aktualitet

Ngritja e SPAK/ Të hënën emërohen tetë prokurorët e rinj, lista me emrat

Këshilli i Lartë i Prokurorisë njofton se po këtë ditë, do të shpallet gara për pocizionin e drejtuesit të kësaj Prokurorie, që do të jetë një nga tetë prokurorët që pritet të emërohen si pjesë të kësaj strukture e njohur ndryshe edhe si SPAK.
Featured image of article: Ngritja e SPAK/ Të hënën emërohen tetë prokurorët e rinj, lista me emrat Foto ilustruese

TIRANË– Ditën e hënë, më datë 25 Nëntor pritet të miratohen emrat e tetë prokurorëve që do të jenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë njofton se po këtë ditë, do të shpallet gara për pocizionin e drejtuesit të kësaj Prokurorie, që do të jetë një nga tetë prokurorët që pritet të emërohen si pjesë të kësaj strukture e njohur ndryshe edhe si SPAK.

Prokurorët e përzgjedhur janë si më poshtë:

Altin Dumani,

-Arben Kraja,

-Behar Dibra,

-Edvin Kondilli,

-Elida Celami(Kaçkini),

-Ened Nakuçi,

-Enkeleda Millonai,

-Klodian Braho

Në mbledhjen e së hënës, do të caktohet përkohësisht edhe prokurorja pranë Gjykatës së Apelit Korçë, të znj.Irena Çunoti, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, ndërsa Altin Dumani do të caktohet përkohësisht në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Për Krimet e Rënda Tiranë.

Mbledhja është caktuar të zhvillohet pranë Prokurorisë së Përgjithshme, ku do të jenë të pranishëm Përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, EURALIUS (EU Funded Project), OPDAT (Funded from the United States Department of Justice/ Assistance and Training and Technical Assistance Program), si dhe vëzhgues tё tjerё tё akredituar. Prokuroria e Posaçme synon luftimin e korrupsionit në rangjet e larta të pushtetit.

Çfarë është SPAK ose siç njihet ndryshe Prokuroria e Posaçme?

SPAK është njësia që do të ndjekë çështjet penale në emër të shtetit shqiptar kundër korrupsionit të niveleve të larta drejtuese dhe krimit të organizuar. SPAK ka të drejtë të përfaqësojë shtetin në të tre shkallët e gjyqësorit siç janë Gjykata e Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit dhe ajo e Lartë.

SPAK është e pavarur në funksionim dhe ushtron detyrën përmes prokurorëve të Posaçëm që do të emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Prokurorët e SPAK do të kenë një mandat 9-vjeçar dhe ky mandat mund të ndërpritet vetëm nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment