Aktualitet

Ngritja e SPAK shumë afër, KLP mblidhet të premten: Diskutohet formula 8+2

Mbledhja ishte parashikuar të mbahej dje, por u shty pasi anëtari i KLP, Besnik Cani nuk është njohur me materialet.
Featured image of article: Ngritja e SPAK shumë afër, KLP mblidhet të premten: Diskutohet formula 8+2 Mbledhja e KLP

TIRANË- Mbledhja e djeshme e KPK-së ku do të diskutohen hapat për konstituimijn e SPAK është shtyrë për të premten. Mbledhja ishte parashikuar të mbahej dje, por u shty pasi anëtari i KLP, Besnik Cani nuk është njohur me materialet.

Në mbledhje do të diskutohet për formulën 8+2, 8 prokurorë të emëruar dhe 2 të komanduar. Ligji parashikon që anëtarët e KLP të njoftohen 7 ditë para për zhvillimin e mbledhjes.

Sot kreu i KLP, Gent Ibrahimi, në takimin e sotëm që ka zhvilluar me Jorgan K. Andreës, i cili është Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit të SHBA. Idrahimi tha se shumë shpejt do nis procedura për ngritjen e spak me formulën 8 plus. 8 prokurorë të zgjedhur dhe 2 të tjerë të komanduar.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment