Aktualitet

Ngritja e SPAK, KPL merr në intervistë 4 kandidatët e parë në garë

Në intervistë u morën kandidatët: Altin Dumani, drejtues në Prokurorinë  e Apelit të Krimeve të Rënda, Anton Martini prokuror te Krimet e Rënda,  Arben Kraja prokuror i Prokurorisë së Përgjithshme dhe Anita Jella drejtuese e Prokurorisë së Durrësit.
Featured image of article: Ngritja e SPAK, KPL merr në intervistë 4 kandidatët e parë në garë Këshilli i Lartë i Prokurorisë

TIRANË- Ditën e sotme Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar katër intervistat e para me kandidatët në garë për SPAK-un, me dyer të mbyllura. 

Në intervistë u morën kandidatët: Altin Dumani, drejtues në Prokurorinë  e Apelit të Krimeve të Rënda, Anton Martini prokuror te Krimet e Rënda,  Arben Kraja prokuror i Prokurorisë së Përgjithshme dhe Anita Jella drejtuese e Prokurorisë së Durrësit.

Ndërsa në datë 9, në 10, 11 dhe 12 korrik do të dalin para KLP-së prokurorët e tjerë, të cilët kandidojnë për të qenë pjesë e SPAK-ut.

Ndërkohë, intervistat me 22 kandidatët për SPAK-un nuk do të bëhen të njohura për publikun për faktin se gjatë marrjes në pyetje, ata do të pyeten dhe do të japin shpjegime për dosje të caktuara, me emra të pandehurish.

Procesi i fundit që do të mbyllë dhe ngritjen e SPAK nisi sot dhe do të përfundojë më 12 korrik, për 22 kandidatë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Çfarë është SPAK ose siç njihet ndryshe Prokuroria e Posaçme?

SPAK është njësia që do të ndjekë çështjet penale në emër të shtetit shqiptar kundër korrupsionit të niveleve të larta drejtuese dhe krimit të organizuar. SPAK ka të drejtë të përfaqësojë shtetin në të trija shkallët e gjyqësorit siç janë Gjykata e Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit dhe ajo e Lartë.

SPAK është e pavarur në funksionim dhe ushtron detyrën përmes prokurorëve të Posaçëm që do të emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Prokurorët e SPAK do të kenë një mandat 9-vjeçar dhe ky mandat mund të ndërpritet vetëm nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë.

(a.m/dosja.al)

  • 13:32

    KLP mori në pyetje 4 kandidatët për SPAK, Gent Ibrahimi: Ja pse intervista u bë me dyer të mbyllura

    Gent Ibrahimi

    Kreu i Këshillit të Lartë i Prokurorisë, Gent Ibrahimi në një deklaratë për mediet sqaroi se pse seanca e sotme u zhvillua me dyer të  mbyllura.

    Ibrahimi tha se kjo seancë nuk ishte për t’u bërë publike dhe se regjistrimet do ti shërbejnë procesit administrative. Më pas ai shtoi se intervistat do të përdoren nëse kandidtaët ankohen.

    Intervistat janë regjistruar në audio dhe video, sepse ndonjëri kandidat mund të ankimojë vendimin tonë. KLP është e prirur të jetë e hapur. Ajo çka ndodhi sot, në intervista, ishte pjesë e një procesi administrativ, dedikuar shqyrtimit të kandidatëve. Sot konfirmuam gjetjet paraprake të komisionit. Kur të kemi gati relacionet për çdo kandidat, regjistrimet do bëhen në formë publike”, tha Ibrahimi.

Shto Koment