Politike

Ngritja e KQZ-së/ Kuvendi voton me 95 vota pro Komisionin e Posaçëm për zgjedhjen e anëtarëve

Kuvendi vendosi krijimin e Komisionit të Posaçëm Parlamentar të shqyrtimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave për organet drejtuese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.Parlamenti votoi këtë komision me 95 vota pro, 5 kundër dhe 3 abstenim.
Featured image of article: Ngritja e KQZ-së/ Kuvendi voton me 95 vota pro Komisionin e Posaçëm për zgjedhjen e anëtarëve Kuvendi

TIRANË- Ditën e sotme Kuvendi ka votuar Komisionin e Posaçëm për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së. Parlamenti votoi këtë komision me 95 vota pro, 5 kundër dhe 3 abstenim.

Kryetari i këtij komisionit do të jetë Damian Gjiknuri kryetar, ndërsa anëtarët e tjerë nga Partia Socialiste janë Adnor Shameti dhe Alket Hyseni.

Ndërkohë anëtarët nga opozita parlamentare Myslim Myurrizi dhe Edmond Stojku dhe nga opozita jashtëparlamentar do të jetë Oerd Bylykbashi.  Komisioni parashikohet të përmbyllë veprimtarinë deri më 2 tetor.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot u zhvullua seanca e dytë plenare për këtë sesion parlamentar. Gjatë fjalës së tijBalla kërkoi transparencë për pronësinë e medias. Ndërsa Lleshaj deklaroi se do japë dorëheqjen nëse vërtetohet që makina me të cilën lëviz kushton 100 mijë euro. Ndërkohë, Rudina Hajdari foli për protestën e naftëtarëve, dhe tha që është një turp që ata punëtorë nuk po marrin pagat e tyre.

J.V/Dosja.al

Shto Koment