Sport

Ngriti trofeun e Kupës së Shqipërisë 3 ditë më parë, Teuta përcjell Kallakun te Lokomotiva e Zagrebit

Mesfushori i Teutës, Sherif Kallaku do të transferohet tek Lokomotiva e Zagrebit. Lajmi është konfirmuar nga klubi durrsak tre ditë opas fitimit të Kupës së Shqipërisë.
Featured image of article: Ngriti trofeun e Kupës së Shqipërisë 3 ditë më parë, Teuta përcjell Kallakun te Lokomotiva e Zagrebit Sherif Kallaku

DURRËS -Klubi i Teutës ka arritur marrëveshjen me kroatët e Lokomotivës së Zagrebit, për transferimin e mefushorit Sherif Kallaku. Kallaku pritet t’i bashkohet kroatëve ditën e premte, ku do të firmosë edhe një kontratë 4-vjeçare. Lajmi është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e Teutës në Facebook.

Sherif Kallaku, u shpall fitues i Kupës së Shqipërisë me Teutën vetëm pak ditë më parë. Me durrsakët, Kallaku kaloi dy sezone, të cilat i finalizoi me fitim e trofeut të Kupës së Shqipërisë.

Kjo është eksperienca e parë jashtë vendit për 22-vjeçarin, i cili do të provojë të lërë gjurmë në Kroaci.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(g.sh./dosja.al)

 

Shto Koment