Sport

Ngriti flamurin shqiptar dhe u dëbua nga Mali i Zi, flet atleti Irfan Damnori: I zhgënjyer nga mosreagimi i shtetit (VD)

Atleti Irfan Damnori tregoi me detaje gjithë incidentin duke zbuluar se ishte dënuar që të mos shkelte në vendin fqinjë për një muaj.

SHKODËR– Atleti Irfan Damnori ka folur për herë të parë për dënimin që ka marrë nga autoritetet e Malit të Zi pasi ka ngritur flamurin shqiptar në zonën e Krajës.

Në një prononcim për mediat, Damnori tregoi me detaje gjithë incidentin duke zbuluar se ishte dënuar që të mos shkelte në vendin fqinjë për një muaj dhe se iu desh që të paguante një gjobë prej 300 eurosh.

Gjithçka kishte nisur me një ftesë që atij i kishte mbërritur për festën e gështenjave, ku për t’u bërë qejfin vendasve shqiptarë kishte veshur kostum popullor dhe kishte ngritur një flamur shqiptar. 

“Në Krajë do të mbahej festa e gështenjave. Fillimisht isha me biçikletë, me flamur e me kostum sportiv. Kur filloi kënga “Xhamadani vija-vija” unë vesha këtë kostum me fustanellë. Dola pastaj në tribunë duke bërë foto dhe video me njerëzit. Ishin shqiptarë që flisnin shqip. Kur u nisa të vij për Shkodër një patrullë policie më mori dokumentat dhe më tha që kisha bërë shkelje. Pasi erdhi një patrullë policie dhe më morëm me vete. Hipa me ta dhe shkuam në Policinë e Tivarit. Shkova në një zyrë dhe më bëri disa letra. Më tha që do shkoj në Gjykatë se do të dënohem pasi kam ngritur flamurin shqiptar. Unë prej vitesh marr pjesë me fustanellë kombëtare dhe flamur në të gjitha shtetet fqinje dhe askush nuk më ka penalizuar. Shteti shqiptar duhet të reagojë patjetër për këtë rast. Është tepër e rëndë.  Jam i zhgënjyer nga mosreagimi i shtetit shqiptar për këtë incident. S’kam pse të dënohem. Kjo është veshja jonë e mrekullueshme që bota nuk e ka. Nuk ka pse të penalizohem për t’u veshur kështu. Me 27 nëntor jam i ftuar në Ulqin. 

Lidhur me rastin ende nuk ka asnjë reagim nga institucionet e shtetit shqiptar, ndërkohë që Damnori është një prej figurave të shquara të sportit në qytetin e Shkodrës. Tanimë edhe pse ka paguar gjobën e konsiderueshme, sërish Damnori nuk lejohet që të kalojnë në territorin malazez. 

(k.m/dosja.al)

Një Koment në “Ngriti flamurin shqiptar dhe u dëbua nga Mali i Zi, flet atleti Irfan Damnori: I zhgënjyer nga mosreagimi i shtetit (VD)

  1. Nuk kishin kostum kombetar dhe flamur shqiptar shqiptaret me Kraje?! Pse iu deshtuar ky shkonte ky nga Shkodra e ta bente kete? Apo bej si te duash si ne Shqiperi?

Shto Koment