Aktualitet

Ngrica dhe erë e fortë, parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, edhe pse temperaturat e mesditës do të jenë në vlera pozitive ndryshojnë ato të mëngjesit të cilat mbeten në vlera negative në një pjesë të madhe të vendit.
Featured image of article: Ngrica dhe erë e fortë, parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme Foto Ilustruese

TIRANË– Në dy ditët në vijim vendi ynë pritet të ketë një mot të qëndrueshëm me plot diell si dhe vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, edhe pse temperaturat e mesditës do të jenë në vlera pozitive ndryshojnë ato të mëngjesit të cilat mbeten në vlera negative në një pjesë të madhe të vendit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Duhet pasur ende kujdes nga ngricat e forta kryesisht në relievet kodrinore-malore. Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë kryesisht e lehtë dhe drejtim kryesor veriperëndim – juglindje dhe shpejtësi mesatare 1-5m/s. Përgjatë vijës bregdetare era do të ndihet më e fortë pasi me rrahje mund të arrijë deri në 7-9m/s.

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment