Aktualitet

Ngjela deklaratë të fortë kundër Ramës: Amerika kërkon ta varrosë bashkë me idenë e shkëmbimit të territoreve

Në një reagim në Facebook ai shton se tashmë duhet parë fati politik i Ramës. Avokati shprehet se politika amerikane kërkon të varrosë Ramën.
Featured image of article: Ngjela deklaratë të fortë kundër Ramës: Amerika kërkon ta varrosë bashkë me idenë e shkëmbimit të territoreve Spartak Ngjela

TIRANË- Avokati Spartak Ngjela shprehet i bindur se tashmë është varrosur ideja për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një reagim në Facebook ai shton se tashmë duhet parë fati politik i Ramës. “Tani politika amerikane po të dojë e varros Ramën bashkë me idenë e coprimit të terrirorit të Kosovës, sepse tani dihet botërisht që ajo ka qenë një ide e presidentit të Serbisë, Vuçiç”, shkruan avokat Ngjela.

POSTIMI I PLOTË

Çfarë do të ndodhë tani me Ramën?

Nuk ka as më të voglin dyshim që Rama ka ndjekur idenë e presidentit të Serbisë Vuçiç dhe presidentit të Kosovës Thaçi, për copëtimin e territorit të Kosovës në favor të Serbisë.

Por, pyetja nuk bëhet më për Thaçin, se ai nuk ka më të ardhme në Kosovë; por çështja shtrohet për Ramën.

Politika amerikanë asnjëherë nuk e ka pranuar Edi Ramën. Natyrisht ky mospranim nuk ka qenë në një masë aq drastike sa mospranimi që politika amerikane i ka bërë Sali Berishës. Por, gjithsesi, edhe ky për Ramën ka qenë e mbetet një mospranim.

Po tani, pas goditjes që Rama mori në Berlin?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tani politika amerikane po të dojë e varros Ramën bashkë me idenë e coprimit të terrirorit të Kosovës, sepse tani dihet botërisht që ajo ka qenë një ide e presidentit të Serbisë, Vuçiç.

Nëse politika e lartë amerikane e godet Ramën hapur si bashkim me politikën serbe për aneksimit e territorit të Kosovës, Edi Rama merr fund për tri ditë.

Por, a do ta bëjë politika amerikane këtë?

Të shohim, se këtu ka një gjë: pas gjithë këtyre viteve mospranimi, politika amerikane e ka në dorë tani që ta dëbojë Edi Ramën përfundimisht nga politika shqiptare.

Tani që kundërshtari i politikës amerikane, Berisha, ka ikur, dhe jo pa meritë të politikës amerikane, a do t’ia heqë shqiptarëve Amerika edhe zgjedhën Rama?

Ideja e shkëmbimit të territoeve ka më shumë se dy vite që po diskutohet dhe po debatohet për të. Shumë akuzojnë Ramën, Thaçin dhe Vuçiçin si ideator të kësaj ideje. Së fundmi në samitin e Berlinit, kjo temë duket se është varrosur, pasi Franca dhe Gjermania kërkuan që të jenë aktore kryesore në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, duke treguar mendimin e qartë të tyre kundër shkëmbimit të mundshëm të territoreve.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment