Zgjedhja e Presidentit/ Të hënën 2 seanca plenare, pasdite raundi i dytë
Kuvendi TIRANË- E hëna do të jetë ditë e ngjeshur për politikën shqiptare. Java do të nisë me dy seanca plenar...
Kuvendi TIRANË- E hëna do të jetë ditë e ngjeshur për politikën shqiptare. Java do të nisë me dy seanca plenar...
Ilir Meta TIRANË- Presidenti aktual, Ilir Meta akuzoi ditën e sotme opozitën se ka kryer krime që bëhen një herë në...
Ilir Meta TIRANË- Konferencën për mediat, presidenti i vendit Ilir Meta e nisi me rezolutën e votuar me shumicë votash në Par...
Momenti nga video ELBASAN- Ky është momenti kur makina përplas të riun, Bjorni Paprin i cili ishte duke lëvizur me motor në E...
Në datën 5 skadon “ultimatumi” që Berisha dhe mbështetësit e tij i kanë dhënë Lulzim Bashës dhe stafit drejtues të PD-së për të lënë zyrat paqësisht. Pas kësaj, do të ketë përmbarim të anëtarësisë, që nuk është e qartë se si do të ushtrohet, por e lë të hapur çdo mundësi. Ngjarjet në PD do të themelojnë debatet e 2022 dhe pritet të jenë në qendër të vëmendjes. Duket se nuk do të ketë një fund të shpejtë, duke rrezikuar që partia më e madhe të opozitës të mos ushtrojë dot detyrën që ka në Parlament, të degradojë në sherrin e vulës dhe selisë dhe të favorizojë kështu planet e Edi Ramës, për më shumë pushtet politik dhe ekonomik, në kurriz të qytetarëve.
Ngjarja e dytë ka filluar të ndodhë. Në kufijtë e Shqipërisë, produktet Serbe dhe verimaqedonase nga 1 janari hyjnë pa radhë, pa kontroll cilësie, vetëm me një certifikatë të marrë në vendin nga vijnë. Nuk do jetë e largët dita kur tregjet t’i shohim të mbushura me produkte në gjuhën cilirike. Jo se tani nuk ka, por nuk arrijnë as 30 për qind të konsumit. Brenda 3 mujorit të parë, konsumi i tyre do të rritet, tregtia do të orientohet drejt sllavëve verilindore dhe prodhimi vendas do të pësojë një goditje të rëndë, për shkak të konkurencës së vështirë. Në 8 janar Berisha dhe mbështetësit e tij do të bëjnë protestën e dytë kundër Ballkanit të Hapur, por duket se askush nuk e kupton rrezikun e asimilit të ekonomisë vendase, ose Berisha nuk është ai që mund t’i mbledhë në këtë kauzë. Një nga këto arsye bëri që në protestën e pak të merrnin pjesë vetëm 2-3 mijë vetë.
Një tjetër çështje që do të hapë diskutime është Pallati brenda Parkut të Liqenit, aty ku sot është Garda e Republikës. Kryeministri dhe Ministri i Drejtësisë denoncuan publikisht një gjyqtare të shkarkuar nga KPK që ka ankimuar vendimin në KPA, se po pengon një investim publik. Në fakt e vërteta është se gjyqtarja ka penguar një investim privat, një kullë brenda Parkut që është zonë e mbrojtur. Për ta hequr nga zonë e mbrojtur dhe për të justifikuar largimin e gardës që aty, është projektuar një park për fëmijët, që t’i hapet rrugë Kullës. E njëjta skemë si e Teatrit Kombëtar, por këtë herë në heshtje, në mënyrë tinëzare dhe tani me një sulm të egër ndaj një vendimi të drejtësisë. Në këtë betejë, duket se viktimë do të bëhet gjyqtarja, pasi mediat dhe palët politike kanë dhënë aprovimin në shkëmbim të sponsorizimit.
Cështja e katërt është porti i Vlorës. Një port i vogël tregtar, që në kohën e komunizmit do të zëvendësohej me një port më të madh në Zvërnec, aty ky është sot triporti, një investim i lënë në mes dhe i përshtatur më pas për peshkarexhat. Një aferë gjigande ka marrë lejen për tu zhvilluar, duke e shndërruar në port turistik, ose port jahtesh, sipas pretendimeve. Në fakt kjo është vetëm reklama. Në të vërtetë aty do të ndërtohet një lagje e re, me kulla të larta dhe me një port modest jahtesh. Në të gjithë këtë aferë, publiku nuk do të fitojë asgjë, sepse toka publike i është dhënë privatit dhe private do ta japë për ndërtim sikur ta kishte të vetën. Pa hedhur asnjë qindarkë, do të marrë 45 për qind të çdo kulle që do ndërtohet aty, dhe një tarifë shtesë për të ndërtuar Portin e Jahteve. Një aferë, që përveçse prish një port tregtar pa dhënë asnjë alternativë, fal pronën publike tek privati, fal një mundësi ekonomike pa asnjë shpjegim. Gjithçka në errësirë, gjithçka me konsensusin e opozitës, që as këtë herë nuk ka zgjedhur të flasë.
E njëjta skemë si në Vlorë, por me përmasa shumë më të mëdha për nga dëmi ekonomik dhe strategjik që do i bëhet vendit, është Porti i Durrësit. Në 30 dhjetor, ndërsa të gjithë mendonin për festën, Edi Rama mendonte për megaparty-n e tij me Alabarin. Në prill do të fillojnë punimet, për t’i vënë rruspën portit më të madh tregtar dhe industrial që ka vendi, të vetmit asset ndërkombëtar. Ndërsa Porti i Durrësit do të zhvendoset në Porto Romano, ku duhen të paktën 5 vjet për të ndërtuar një port të përmasave të njëjta, aty do të ndërtohen pallate. Toka i jepet kompanisë së Alabar, të regjistruar në ishujt Cayman, Symphony Invest limited. Nuk dihet nëse regjistrimi është bërë për të fshehur aksionerët e vërtetë, por e sigurtë është, që aseti më i madh publik, do t’i jepet një kompanie off shore. Përveçse kundër ligjit, përveçse kundër detyrimeve që kemi ndaj BE me marrëveshjen e Stabilizim – Asociimit, ky është vendimi më shkatërrimtar për vendin, që nëpërmjet Portit të Durrësit, mbledh interesat ekonomike të gjithë vendeve të rajonit.
Ashtu si në Vlorë, kompania e Alabar ka vetëm projektin e kullave dhe portin e jahteve. Toka publike që do të ketë si pronar Alabar, do të jepet për ndërtim kullash dhe përqindjen e pronarit do ta marrë biznesmeni nga Emiratet e Bashkuara. Me tarifat shtesë do të ndërtohet porti i Jahteve, madhësia e të cilit do të varet sigurisht nga interesi që do të kenë ndërtuesit shqiptar dhe të huaj, me para të pastra dhe të pista për të ndërtuar një lagje kullash aty ku sot është porti.
Këto janë 5 çështjet që dihet sot se do të trazojnë opinionin publik. Ndoshta jo median tradicionale të kapur, ndoshta jo politikën ku të gjitha palët janë gati të futen aksionere për të heshtur, por opinionin publik, ata që vetëm do të humbasin. Ndërsa PD është në të drejtën e saj të vendosë të degradojë, pasuritë publike, ekonomitë publike. ato që shërbejnë për ekonominë e vendit, por transferohen në biznese private. Nëse këto ndodhin siç kanë filluar, shqiptarët do të jenë shumë më të varfër, shumë më të pashpresë dhe shumë më emigrantë.
Dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Nga Fabio Marco FabbriBOTË – Të gjitha pandemitë e mëdha kanë pasur historikisht efekte të rëndësishme tek shoqëria. Pandemia e Covid-19, që po vë në...
Nga Enton AbilekajTIRANË– Duke përcjellë një vit të vështirë, kanë mbetur ende shqiptarë që hedhin sytë me shpresë drejt 2022. Ata që nuk kanë vendos...
Nga Bahador BahramiAUSTRALI – Shoqëria jonë drejtohet nga ndikimi shoqëror. Nga shitësi që dëshiron t’ju shesë një makinë, nga politikani që dëshiron votë...
Nga Andi BushatiKjo javë filloi me një seri ngjarjesh, nga ato të cilat një njeriu të zakonshëm nuk i ndodhin së toku gjatë një jete të tërë. Të hënën dëgjova a...
Nga Tanya GoldGjatë pandemisë së Covid-19, ne britanikët u fiksuam pas motos “Shpëtoni Krishtlindjet!”, sikur kjo festë të ishte një kafshë shtëpiake shumë e da...
Nga dje, Partinë Demokratike po përpiqen ta drejtojnë disa njerëz të vegjël. Përdorimin e fjalës “të vegjël” e kam në dy kuptime, si për nga mosha ashtu edhe pë...
Nga Enton ABILEKAJKy është Kuvendi i denoncimit të masakrës elektorale që PD e Berishës u paska bërë atyre të Bashës? Flutura Açka sapo denoncoi Luciano ...
Nga Elise LabottJavën e kaluar, ndërsa Joe Biden ftoi rreth 100 liderë botërorë në Samitin Virtual për Demokraci, ai jo vetëm ngriti alarmin mbi valën në rritje...
Nga BEN MANAJAmbasadoret e huaj ne Tirane sillen si rralle ne vende te tjera dhe kjo ndodh aty ku dinjiteti shteteror dhe respekti ndaj vendit dhe popullit ku a...
Nëse do ta quante vend krimi zyrën që përdori Berisha me Komisionin e Rithemelimit, nuk do të ftonte ambasadorët, por prokurorinë. Po meqenëse ambasadorët vrapu...