Horrori në Tapizë/ Nëna fut foshnjen e porsalindur në qese dhe e hedh në lumë, familjarët: Nuk e dinim se ishte shtatzënë (DINAMIKA)
E rëndë në Tapizë/ Foshnjën e sapolindur e futi në qese dhe e hodhi në lumë, arrestohet 42-vjeçar...
E rëndë në Tapizë/ Foshnjën e sapolindur e futi në qese dhe e hodhi në lumë, arrestohet 42-vjeçar...
"Je dele e Edi Ramës"/ Plas debati te "Ligjet", Gogu-Dogjanit: Mos më dhuno 18 Mars, 14:51 Kundër aktit normat...
SPAK i komunikoi akuzën, Beqaj: Prokurori nuk hetoi plotësisht, operacionet janë kryer në kushte të sigurta 18 Mars, ...
Pamje nga aksidenti me 4 viktima në Tepelenë, makinat e dala jashtë kontrollit janë përplasur me njëra-tjetrë...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kujtuar sot ngjarjes e 2 korrikut 1990. Në një postim në mediat sociale, Basha shkruan se edhe pse në kushte të vështira, ambasada gjermane dhe të tjera seli diplomatike në Tiranë, u shndërruan në qiellin e lirisë së munguar për mijëra shqiptarë që diktatura ua kishte mohuar të drejtat për 50 vite me radhë.
Më tej kreu i PD shprehet se sot si 30 vjet më parë ëndrra e shqiptarëve që thyen muret e diktaturës për të mos u kthyer më pas është liria dhe Europa. “Le të jetë kjo ditë një shtysë dhe frymëzim për të realizuar ëndrrën e shqiptarëve, për të rrëzuar çdo mur që na mban larg Europës së cilës i përkasim”, përfundon ai.
REAGIMI I PLOTË
Si sot 30 vjet më parë hapja e dyerve të ambasadës gjermane në Tiranë shënoi fillimin e ndryshimit të madh për shqiptarët dhe një nga goditjet më të forta për diktaturën komuniste. Mijëra qytetarë shqiptarë që u strehuan për gati dy javë në ambasadën gjermane, u bënë ato ditë simboli i qëndresës dhe kurajos ndaj një regjimi që edhe në grahmat e fundit kishte treguar mizori çnjerëzore. Edhe pse në kushte të vështira, ambasada gjermane dhe të tjera seli diplomatike në Tiranë, u shndërruan në qiellin e lirisë së munguar për mijëra shqiptarë që diktatura ua kishte mohuar të drejtat për 50 vite me radhë.
Ditët e nxehta të korrikut ’90 ishin vendimtare për ndryshimin e madh që ndodhi në Shqipëri vetëm pak muaj më pas. Shumë të rinj sot, të lirë për të udhëtuar kudo në Europë, e kanë të vështirë të kuptojnë se çfarë ndodhi ato ditë të nxehta korriku në Tiranë. Të tjerë, në moshë më të madhe i kane ende të freskëta në kujtesë ngjarjet e Rrugës së Ambasadave, pasigurinë për të ardhmen e atyre që ishin brenda dyerve, padurimin për t’u larguar drejt perëndimit të ëndërruar, apo dyzimin dhe frikën e të tjerëve që shihnin nga larg se si regjimi po shkërmoqej.
Sot si 30 vjet më parë ëndrra e shqiptarëve që thyen muret e diktaturës për të mos u kthyer më pas është liria dhe Europa. Janë vlerat e një bashkimi që na frymëzon dhe na shtyn përpara. Shqiptaret përmbushën një pjesë të kësaj ëndrre kur 10 vite më parë ne mundësuam liberalizimin e vizave. I jam kthyer jo pak herë me mendje dhe me emocionet e pashlyeshme të 16 vjeçarit, 2 korrikut 1990, e në veçanti ditën kur si Ministër i Brendshëm ndërmora bashkë me një grup të rinjsh dhe studentësh udhëtimin e parë pa viza të shqiptarëve drejt Europës. Le të jetë kjo ditë një shtysë dhe frymëzim për të realizuar ëndrrën e shqiptarëve, për të rrëzuar çdo mur që na mban larg Europës së cilës i përkasim.
Ngjarja e 2 korrikut 1990, tashmë është e ngulitur në historinë e Shqipërisë, njësoj si në të gjithë vendet me të shkuar komuniste. Në 2 korrikun e 30 viteve më parë, mijëra shqiptarë u futën masivisht në ambasadat perëndimore në Tiranë, ngjarje të cilat u shoqëruan dhe me përleshje mes kundërshtarëve të regjimit dhe pushtetit të diktaturës komuniste 45-vjeçare. Por qyetarët përveç se u nguluan në selitë diplomatike të huaja, u dyndën drejt porteve dhe u nisën me anije drejt Italisë. Kjo ngjarje do të mbahet mend gjatë, pasi shënjon një nga goditjet më të forta kundër sistemit komunist.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, i është përgjigjur deklaratave të ministrit në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta u ka shprehur mirënjohjen të gjithë shqiptarëve që më 2 korrik 1990 u futën në ambasadat e huaja në Tiranë. Nëpërmjet një post...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama me anë të një video ka kujtuar sot eksodin e shqiptarëve 30 vite më parë. Në një postim në mediat sociale, Rama ka publikuar ...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka quajtur një lajm të mirë për Shqipërinë, marrjen e Presidencës së BE-së nga Gjermania. Nëpërmjet ...
TIRANË- Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, tha se Kodi i ri zgjedhor duhet të kalojë në parlament në mesin e korriku...
TIRANË -Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi foli nga studio e “Real Story” në lidhje me draftin përfundimtar të reform...
Reforma zgjedhore në Shqipëri për të cilën palët politike së fundi arritën një marrëveshje, shihet nga ekspertët si përpjekje për arnime që nuk i jep zgjidhje p...
TIRANË– Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të zhvillojë vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se Hoti do të mbë...
TIRANË- Kryetari i ri i Lëvizjes Socialiste për Integrim do të zgjidhet mbi parimin “një anëtar – një votë”. Në studion e emisionit “Në fokus”, në TvT, ish...
E ftuar në Ora News, zv.ministrja e Shëndetësisë dhe kreu i Komitetit Teknik, Mira Rakacolli tha se infektimi i qendrave shëndetësore është fenomen që ka ndodhu...