Rajoni

Ngjarje tronditëse në Gabrevcë, 16-vjeçaren e zë poshtë traktori dhe ndërron jetë, ishte me gjyshin

E mitura nga Radovishi ka qënë në mjet bashkë me gjyshin e saj, kur nga shpejtësia është rrëzuar. 
Featured image of article: Ngjarje tronditëse në Gabrevcë, 16-vjeçaren e zë poshtë traktori dhe ndërron jetë, ishte me gjyshin Foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT- Një 16-vjeçare nga fshati Gabrevcë të Radovishit ka ndërruar jetë pasi është shtypur nga traktori. E mitura nga Radovishi ka qënë në mjet bashkë me gjyshin e saj, kur nga shpejtësia është rrëzuar. 

“E mitura është rrëzuar dhe shtypur nga rimorkio pas çka menjëherë ka nderuar jetë,”- ka bëtë me dije zëdhësja e Policisë në Strumicë, Hrizantema Rendevska.

Në vendin e aksidentit ekspertizë ka kryer prokurori publik dhe ekipi i Stacionit policor-Radovish, ndërsa gjyshi i të miturës 60-vjeçari me iniciale GJ.A., është marrë në pyetje. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(k.m/dosja.al)

 

Shto Koment