LIVE UPDATES
Aktualitet

NGJARJE e veçuar apo FRYMËZIM shtetëror/ Si e injektoi Rilindja dhunën si mjetin e vetëm të përgjigjes së Policisë, mod

10 Dhjetor 2020, 13:19 Nga DOSJA
NGJARJE e veçuar apo FRYMËZIM shtetëror/ Si e injektoi Rilindja

TIRANË- Një ngjarje e veçuar dhe përgjegjësi individuale e Nevaldo Hadërajt. Ky është qëndrimi zyrtar i Policisë së Shtetit dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, për ekzekutimin nga policia të një qytetari. Një djalë i ri u vra, teksa po kthehej në shtëpi, por nuk pranoi t’i ndalonte policisë. U qëllua në rrethana të dyshimta, jo një, por dy herë, në kokë dhe në shpatull, ndërsa qëndrimin e kryeministrit do e mësojmë këtë pasdite. Andaj durim.

Por a është vërtetë kështu? 

A është policia shqiptare sot në ditët e saj më të mira? Sytë e qytetarëve të frikësuar nga maska, gjoba dhe pandemia tregojnë të kundërtën. Dhe kjo histori nuk ka filluar sot.

Të kthehemi pas në disa ngjarje që kanë shënjuar mandatin e socialistëve dhe i kanë siguruar Edi Ramës karrigen në këto vite.

Mars 2016

Socialistët kishin siguruar një mandat të qetë, deri kur një grup jo i vogël i qytetarëve të Tiranës dolën në protesta kundër ndërtimit të këndit të lojërave në parkun e Liqenit Artificial në Tiranë. Teksa kërkonin të mos betonizohej sipas tyre parku i Liqenit, ata hasën në dhunën frontale të Policisë Bashkiake, e pas saj edhe ajo e rendit. Shkaku: Donin të montonin një çadër për të penguar zhvillimin e këtij projekti. Përfundimi ishte një përplasje e përshkallëzuar, ku disa aktivistë u shoqëuan, e të tjerë u rrahën.

Cfarë bëri Edi Rama? Kryeministri Edi Rama i lidhi direkt protestuesit me Partinë Demokratike, duke i ndarë qytetarët në ata pro zhvillimit që janë kryesisht mbështetësit e Partisë Socialiste dhe ata që janë kundër që janë patjetër, mbështetës të PD.  “Ja shiheni vetë për çfarë “protestojnë” tek Parku i Liqenit!… Sado e pabesueshme të duket është fatkeqësisht e vërtetë që nën udhëheqjen e Partisë Demokratike, “protestuesit” duan të pengojnë forcërisht pikërisht këtë që shihni”.-tha Rama, pavarësisht se shqetësimi ishte civil e jo partiak. Duke justifikuar dhunën, qeveria përçau aktivistët. Disa i bleu, disa i diskreditoi përmes mediave qeveritare, e të tjerët nuk guxuan më të dilnin në protesta përtej reagimeve në rrjetet sociale.

Rruga u mësua, në të ardhmen, formula do të ishte e sukseshme. 

Mars 2018

Përmes një kontrate që favorizonte privatin, Edi Rama vendosi një tarifë për të kalimin te Rruga e Kombit, edhe të banorëve të Kukësit. Qytetarët e Kukësit, nëse do të hynin ose do të dilnin nga qyteti do të paguanin 5 euro. Vendimi solli valë zemërimi. Ata u ngritën në protestë, të mbështetur edhe nga aktivistë nga Tirana, dhe shkuan tek Trau, ku do të paguhej tarifa. Më 31 mars 2018, Policia dhe qytetarët u përfshinë në një përplasje masive, ku nuk munguan arrestimet, shoqërimet e paligjshme të shumë prej tyre, ndërsa Edi Rama sërish nuk tërhiqej nga vendimi. 3 orët e luftës në Kukës u pasuan nga djegia e pikave ku do të bëhej pagesa, ndërsa opinioni publik e etiketoi si një “kryengritje”, ndaj një pushteti që tarifon qytetarin e tij që do të shkojë në shtëpinë e tij.

Çfarë bëri Edi Rama?

Dhuna u justifikua me etiketimin e protestuesve të indinjuar dhe shoqëruar si militantë të Partisë Demokratike, ndërsa tarifa u pezullua me justifikimin se qeveria nuk kishte “intuitën e duhur për të kuptuar domsdoshmërinë e sqarimit të gjithë kësaj çështje, përpara se të vendosej sistemi i pagesës.”

Maj 2018-maj 2020

E teksa kuksianët fituan me dhunë betejën e tyre kundër një vendimi të padrejtë, në kryeqytet, komuniteti artistik dhe ai intelektual nisën një betejë paqësore e cila pati një fund të trishtë. Ata u bashkuan kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, godina historike e ndërtuar në qendër, ndërsa bashkë me qëndresën zhvilluan edhe disa protesta. Që prej nisjes së protestës, aktivistët u përballën me dhunën e policisë e cila ishte vendosur për të neutralizuar protestuesit. Aktorët Neritan Liçaj, regjisorët Robert e Edmond Budina u shoqëruan disa herë në polici, ndërsa përplasjet nuk munguan sa herë që aktivistët mbronin godinën. Kulmi do të arrinte më 17 maj të 2020. Në një operacion të befasishëm, qindra policë me maska dhe grupet me gaz lotjsellës, rrahën, dhunuan, nxorrën jashtë teatrit aktivistët që mbronin godinën. Policia nuk kurseu as gazetarin Alfred Lela, i cili u shty mizorisht dhe u shoqërua me dhunë në komisariat. Efektivët e vendosur në rreshtin e parë tek Teatri nuk kishin asnjë numër identifikimi, ata ishin të maskuar.

Çfarë bëri Edi Rama? Më fort se çdo herë tjetër kryeministri Edi Rama mbrojti dhunën tek teatri, duke mohuar rrahjen e Alfred Lelës dhe të aktivistëve të tjerë. Vartësi i tij, Sandër Lleshaj tha se nuk ka arsye pse qytetarët të dinë kush është polici që i rrahu, duke e kaluar përgjegjësinë ligjore dhe penale tek eprororët. Teatri u shemb, ndërsa në kurrizin e aktivistëve u stampuan këpucët e konsumuara të efektivëve të Policisë së Shtetit, që janë udhëzuar të ndjekin verbazi urdhërat që iu japin. Hije të zeza pa numra, ata ishin policët e 17 majit 2020. 

2019-2020

Për më shumë se një vit, banorët e Astirit protestuan kundër projektit që i hapte rrugë prishjes së banesave të tyre. Dhjetëra prej tyre u rrahën nga policia, në një valë përplasjesh që kishin në thelb dy palë: qeverinë që mbronte me dhunë projektin dhe qytetarëve që mbronin shtëpitë e tyre. Këta të fundit sërish humbën. Qeveria e Edi Ramës, njësoj si qeveritë e tjera ia doli të mbrojë projektin e saj, njësoj si tek Liqeni, si tek Teatri, si tek Petro Nini ku u dhunua edhe efektivja e Policisë, Blerta Dervishi. Efektivja u pezullua edhe nga detyra pasi mbrojti shtëpinë e saj nga prishja.

Çfarë bëri Edi Rama? Edhe në këtë rast, kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk pati dhunë. Edhe kur Alfred Lela i hoqi live pantallonat, Rama tha se viktima ishte policia pa numra e jo aktivistët. “Mund të përdoreshin shkòpinj gome. Policia nuk ushtron dhunë por bën detyrën.”

Maj 2020

Tek Liqeni, një adoleshent u dhunua barbarisht nga 4 efektivë policie, por në vend që Drejtori i Policisë të kërkonte falje, makina e propagandës iu tregonte qytetarëve se ai ishte me biografi të keqe, meqënëse e ëma pozonte me armë.

Vrasja e të riut Klodian Rasha, erdhi nga një efektiv i panjohur, nga një nga shumë numrat që mund të ishte pjesë edhe e këtyre protestave ku dhuna s’ka munguar. Çfarë ka ndodhur në të gjithë këto vite? A ka frymëzuar Edi Rama me videot e tij të rreme, ku policia ndjek me shkop gome qytetarin për ta rrahur nëse s’vë maskën, një strukturë e cila çdo ditë e më shumë merr tipare autoritare e jo polici-komunitet? A ka ndodhur çarja e madhe, ku qytetari dhe policia shohin njëri-tjetrin si armiq e jo si pjesë e të njëjtit komb? Nëse e kundërta s’do të ishte e vërtetë, edhe Klodian Rasha do t’i ndalonte efektivit dhe ky i fundit nuk do e kishte vrarë. Të dy të trembur nga njëri-tjetri, të dy shqiptarë, nën frymën e një qeverie që e përdori për 7 vite strukturën më interesante të Policisë së Shtetit, repartin “Shqiponja”, për të dhunuar ata që mendonin ndryshe, ata që ngritën zërin kundër kauzave, e nuk pranuan nënshtrimin. Rezultati u pa dje kur reparti mungoi dhe Tirana u ndez në flakë dhe shpirtin e protestës…

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama protestat ne qeverine rama reparti shqiponja vritet klodian rasha edi rama protestat ne qeverine rama reparti shqiponja vritet klodian rasha

Sondazh

Poll
Aktualitet 10 Dhjetor 2020, 11:52

Raport/ Periudha e errët e komunizmit në Shqipëri

Nga James BartholomewTaksia jonë këtë herë është kthyer nga autostradën kryesore e Tiranës dhe ka përshkruar rrugën dhe cepat e maleve derisa kemi arritur në rr...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni