Bota

S’ka frikë as nga pandemia! Shoferi i ambulancës në Indi, bën të padëgjuarën, përdhunon 19-vjeçaren me koronavirus

Pasi la gruan në qendrën mjekësore përkatëse, shoferi vijoi rrugën për në spitalin tjetër ku duhet të dërgonte 19-vjeçaren, e gjatë kësaj kohe ka përfituar nga rasti dhe e ka përdhunuar.
Featured image of article: S’ka frikë as nga pandemia! Shoferi i ambulancës në Indi, bën të padëgjuarën, përdhunon 19-vjeçaren me koronavirus Foto Ilustruese

INDI- Një vajzë 19-vjeçare me koronavirus është përdhunuar në Indi nga shoferi i ambulancës tesa ky i fundit po e dërgonte në spital, pasi e reja ishte e infektuar me koronavirus.  Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur të shtunën e kaluar në Pathanamhitta të Keralës.

Mediat kanë raportuar se shoferi i ambulancës kishte marrë të renë dhe një grua tjetër për t’i dërguar në spital.

Pasi la gruan në qendrën mjekësore përkatëse, shoferi vijoi rrugën për në spitalin tjetër ku duhet të dërgonte 19-vjeçaren, e gjatë kësaj kohe ka përfituar nga rasti dhe e ka përdhunuar. Ka qenë vetë e reja ajo që ka treguar ngjarjen ku më pas shoferi është arrestuar menjëherë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi: indianexpress.

(A.K.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment