Rajoni

Ngjarje e rëndë në Prishtinë, humb jetën pacienti 82-vjeçar, dyshohet se u hodh nga dritarja e spitalit

Dyshohet se pacienti 82-vjeçar ka humbur jetën, pasi është hedhur nga dritarja e spitalit.
Featured image of article: Ngjarje e rëndë në Prishtinë, humb jetën pacienti 82-vjeçar, dyshohet se u hodh nga dritarja e spitalit Foto ilustruese

Kosovë- Ngjarje e rëndë në Prishtinë, humb jetën një 82-vjeçar. Mediet vendase shkruajnë se i moshuari dyshohet se është hedhur nga dritarja e një spitali privat, në të cilin po merrte trajtim mjekësor

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 të ditës së djeshme dhe i moshuari u gjet i pajetë në rrugën pranë objektit të këtij spitali. Policia njofton se pritet rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore. Deri më tani spitali privat nuk ka dhënë asnjë sqarim për ngjarjen.

J.V/Dosja.al

Shto Koment