Aktualitet

Ngjarja tek “Petro Nini”/ Bushati: Dhuna, arma e vetme për të fituar të drejtën

Gjatë bisedës në studio, Bushati u shpreh se ndiente keqardhje për shqiptarët, që e vetmja mënyrë për të fituar të drejtën e tyre, u ka mbetur dhuna përballë pushtetit të parasë. 
Featured image of article: Ngjarja tek “Petro Nini”/ Bushati: Dhuna, arma e vetme për të fituar të drejtën Andi Bushati

TIRANË-  Analisti Andi Bushati, i ftuar në studion e “News24”, në rubrikën “Opinion”, ka folur mbi situatën politike në vend, krijuar pas dorëheqjes së opozitës,  si dhe përplasjen e policisë dhe disa familjeve tek ‘Petro Nini’, ditën e djeshme.(Lexo këtu)

Gjatë bisedës në studio, Bushati u shpreh se ndiente keqardhje për shqiptarët, që e vetmja mënyrë për të fituar të drejtën e tyre, u ka mbetur dhuna përballë pushtetit të parasë. Vendimi për shkarkimin e drejtorit të policisë së Tiranës, sipas Bushatit është për t’u përgëzuar.

Më vjen keq që e vetmja armë për të gjetur të drejtën ka mbetur dhuna. Imagjinoni sikur ata familjarë tek ‘Petro Nini’ të kishin qëndruar të heshtur dhe të kishin ulur kokën. Nëse ata do thoshin s’kemi cbëjme, shtëpia e tyre sot do ishte prishur. Problemi është se pse duhet që në këtë vend, edhe gjykatat edhe policia, pra të gjitha institucionet janë vënë në shërbim të të fortëve. Është një masë që duhet përshëndetur shkarkimi i drejtorit të Policisë së Tiranë, pasi kur një institucion reagon është pozitive. Përtej reagimit, pas faktit duhet parë edhe analiza që shkon më thellë. Pse policia u vu në shërbim të nxjerrjes jashtë të disa familjeve? Nëse këtu nuk përdor mjete ekstra ligjore ti mbetesh një njeri i shtypur. Ata në Kukës iu ul taksa në Rrugën e Kombit se i vunë flakën kabinave. Ata do paguanin 5 euro nëse nuk do kishin reaguar. Pse jetojmë në një shtet që ti duhet të bëhesh i dhunshëm që të fitosh të drejtën tënde. Mos vallë kjo është mënyra e vetme që i ka mbetur shqiptarëve përballë pushtetit të parasë?

Andi Bushati

Ndërsa, nuk la pa përmendur edhe deputetët e rinj të opozitës në Kuvend, ku Bushati u shpreh se ata kanë të drejtën e tyre, por nuk mund të quhen opozitë e re.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Do ishte anomali nëse deputetët do ishin të gjithë pro Bashës. Unë kam mbrojtur kauzën që opozita duhet të digjte mandatet. Ata kanë të drejtën e tyre të zënë atë vend në parlament. Nder apo turp ata e marrin vetë përsipër. Nuk mendoj se ata mund të quhen opozitë e re. Ata nuk janë opozita.

Andi Bushati

Ditën e djeshme banorët e 4 familjeve të një banese 2 katëshe, u përplasën me Policinë e Shtetit dhe Përmbarimin, të cilët kërkuan që të zbatojnë vendimin e gjykatës.

(a.m.dosja.al)

 

Shto Koment