Aktualitet

NGJARJA/ Sherr me armë zjarri në Jalë, pushuesit të terrorizuar nga të shtënat, Policia fsheh përplasjen

 Burime të sigurta i thanë Dosja.al se njëri nga personat që ka qëlluar me armë është S.D., (emër i njohur për redaksinë). I riu ka qenë në shoqërinë e të tjerë personave dhe pas sherrit brenda ambienteve të Folie, grupet kanë dalë jashtë për t’u “sqaruar”.
Featured image of article: NGJARJA/ Sherr me armë zjarri në Jalë, pushuesit të terrorizuar nga të shtënat, Policia fsheh përplasjen Foto Ilustruese

VLORË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje pak para mesnate në zonën e Jalës, jashtë clubit “Folie Marine”. Dosja.al ka mësuar nga dëshmitarë që kanë parë konfliktin, se dy grupe me elementë të njohur të botës së krimit janë përplasur mbrëmjen e djeshme.

 Burime të sigurta i thanë Dosja.al se njëri nga personat që ka qëlluar me armë është S.D., (emër i njohur për redaksinë). I riu ka qenë në shoqërinë e të tjerë personave dhe pas sherrit brenda ambienteve të Folie, grupet kanë dalë jashtë për t’u “sqaruar”.

Ndërkohë që Policia e Shtetit edhe pse kanë kaluar 24 orë nuk ka bërë asnjë raportim për ngjarjen në fjalë. A ka patur informacion Policia e Vlorës për sherrin me armë në pikun e sezonit turistik?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këtë gjë nuk mund ta themi me siguri, por ngjarja nuk është e para për këtë verë. Disa ditë më parë një skenë e ngjashme ndodhi në mes të Bllokut në Tiranë. Të shpresojmë të jetë e fundit…

Dosja.al

Shto Koment