Aktualitet

E çuditshme në Vorë, alarmoi Policinë se po i vidhnin banesën, por arrestohet se mbante armë pa leje

Në një reagim për mediat Policia shkruan se  25-vjeçari, A.M. kishte njoftuar policinë se pranë banesës së tij ndodhej një automjet i dyshimtë, por pas kontrolleve ka rezultuar se nuk kishte asnjë problem.
Featured image of article: E çuditshme në Vorë, alarmoi Policinë se po i vidhnin banesën, por arrestohet se mbante armë pa leje Arma e sekuestruar

TIRANË- Një 25-vjeçar ka rënë në pranga pasi tentoi të mashtronte punonjësit e Policisë dhe gjatë kontrollit iu sekuestrua dhe një armë, tip pistoletë. Në një reagim për mediat Policia shkruan se  25-vjeçari, A.M. kishte njoftuar policinë se pranë banesës së tij ndodhej një automjet i dyshimtë, por pas kontrolleve ka rezultuar se nuk kishte asnjë problem.

Më tej efektivët bazuar në veprimet dhe thëniet kontradiktore të shtetasit A. M., e kanë mbajtur nën vëzhgim këtë shtetas prej disa orësh dhe në aksin rrugor Sharkë -Vorë kanë ndërhyrë duke e kontrolluar 25-vjeçarin. Gjatë kontrollit fizik atij iu gjet një armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë luftarakë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Finalizohet operacioni policor i koduar “Vora”. 25-vjeçari tentoi të mashtronte shërbimet e Policisë, por pas mbajtjes në vëzhgim dhe veprimeve të shpejta profesionale u bë arrestimi i tij në flagrancë. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat iu gjetën në trup 25-vjecarit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, pas njoftimit të marrë nga shtetasi A. M. se aftër banesës së tij ndodhej një automjet dhe dyshonte se kishte shkuar për të vjedhur në banesën e këtij shtetasi, menjëherë organizuan punën, ku ushtruan kontroll në automjetin e dyshuar që pretendohej nga 25-vjeçari A. M., por gjatë kontrollit dhe verifikimeve nuk ka rezultuar asnjë problem.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shërbimet e Policisë, bazuar në veprimet dhe thëniet kontradiktore të shtetasit A. M., e kanë mbajtur nën vëzhgim këtë shtetas prej disa orësh dhe gjatë operacionit policor të koduar “Vora”, në aksin rrugor Sharke -Vorë kanë ndërhyrë duke e kontrolluar 25-vjeçarin. Gjatë kontrollit fizik atij iu gjet një armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet”, shkruan Policia.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment