Aktualitet

Sherr me sende të forta në Vlorë, plagoset një person. Policia arreston autorin e ngjarjes

Burime për Dosja.al bëjne me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe personat janë qëlluar me shkop.
Featured image of article: Sherr me sende të forta në Vlorë, plagoset një person. Policia arreston autorin e ngjarjes Foto ilustruese

VLORË- Një sherr mes disa personave mësohet se ka ndodhur sot në mbrëmje në Vlorë. Sipas informacioneve mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Oshtimë në Vlorë dhe ka mbetur një person i plagosur.

Burime për Dosja.al bëjne me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe personat janë qëlluar me shkop.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes pas njoftimit dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar. Nga ana tjetër mësohet se i plagosurit ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi ka marrë dëmtime të lehta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë Policia e Vlorës ka nisur hetimet duke marrë në pyetje të përfshirët në ngjarje dhe dëshmitarë të tjerë për të sqaruar më tej motivet e sherrit

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment