Politike

Ngjarja në Elbasan, Hajdari e revoltuar: Është një vrasje politike 

Hajdari tha se kjo ngjarje është e frymëzuar nga bandat politike, që kërkojnë të vjedhin votat e qytetarëve.  
Featured image of article: Ngjarja në Elbasan, Hajdari e revoltuar: Është një vrasje politike  Rudina Hajdari

ELBASAN- Kandidatja për deputete në Elbasan Rudina Hajdari ka shkuar në lagjen “5 maj” ku dhe ndodhi masakra që la të plagosur 4 persona dhe të vrarë Pjerin Xhuvanin. Hajdari një një prononcim për mediat e quajti këtë një vrasje politike. Hajdari tha se kjo ngjarje është e frymëzuar nga bandat politike, që kërkojnë të vjedhin votat e qytetarëve.  

“Sot në Elbasan ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë, është një vrasje politike. Është një gjë për t’u shqetësuar, unë po mundohem të informohem me Ardi Veliun mbi këtë ngjarje. Ajo që është e patolerueshme është se kjo ngjarje është e frymëzuar nga bandat politike që duan të marrin votat e qytetarëve me armë, me lekë. Ajo çka di unë është që kjo ngjarje është e frymëzuar 100% nga prapaskenat politike. Këta janë në gjendje të bëjnë çdo gjë për të marrë votat, janë në gjendje të vrasin njerëz për një apo dy mandate politike. Qyteti i Elbasanit është damkosur sot si qyteti i bandave, dhe për këtë duhet të fajësojmë plitikën,” tha Hajdari. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Elbasan, ku shkaku kryesor dyshohet se është shitblerja e votës. Një viktimë dhe 4 të plagosur është bilanci i një përplasjeje e cila rezultoi fatale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pjerin Xhuvani, një emër i njohur i botës së krimit në Elbasan, me një organizim të hershëm politik në LSI e së fundmi në PS u vra në rrethana të panjohura, ndërsa autori mendohet se është një nga anëtarët e shtabit të PD, Arbër Papleka, ish-oficer i RENEA. Ai është arrestuar tashmë nga policia dhe ka thënë se e gjitha ka qenë për vetëmbrojtje.

(I.A/dosja.al)

4 Komente në “Ngjarja në Elbasan, Hajdari e revoltuar: Është një vrasje politike 

  1. U revoltua Rudina se u vra nje bandit? E papar

  2. Kjo Hajdarja e lidh gomarin prej bishti, se te koka i kane thene mos afrohet, HAJDARE komplet, koke e kembe

  3. Rudina, me mire mos fol. Ngjan me bukur.

  4. Perse me mire mos flase Rudina?!
    Te vertete ka thene Rudina Hajdari.
    Qyteti i Elbasanit është damkosur sot si qyteti i bandave, dhe për këtë duhet të fajësojmë plitikën,” tha Hajdari.

Shto Koment