Atentat në Memaliaj/ Qëllohet me breshëri plumbash avokati për çështje pronash, arrestohet autori (EMRAT)
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Tiranë- Për situatën politike në vend ipeshkvijtë katolikë i kanë thirrje Edi Ramës dhe Lulzim Bashës që të ulin armët e konfliktit dhe të gjejnë me patjetër rrugëne dialogut.
“U bëjmë thirrje të gjithë liderëve politikë në Shqipëri, në mënyrë të veçantë liderëve të dy partive të mëdha: Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha, që të ulin armët e konfliktit, sikurse janë gjuha urrejtjes dhe arroganca, e të gjejnë me patjetër rrugën e dialogut”, shprehet ata.
Ende në vend vijon ngërçi politik. Kryeministri Edi Rama është duke u përgatitur për fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit. Nga ana tjetër opozita vijon me protestat dhe kërkon rrëzimin e Ramës nga pushteti. Një ditë më parë u zhvillua edhe protesta e fundit e opozitës.
DEKLARATA E PLOTË:
Të mbledhur në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme të Pesëdhjetepestë të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë në datat 13-14 maj e duke ndjekur me shqetësim e keqardhje të madhe situatën aktuale që po kalon vendi ynë, ne ipeshkvijtë katolikë të Shqipërisë deklarojmë sa më poshtë:
U bëjmë thirrje të gjithë liderëve politikë në Shqipëri, në mënyrë të veçantë liderëve të dy partive të mëdha: Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha, që të ulin armët e konfliktit, sikurse janë gjuha urrejtjes dhe arroganca, e të gjejnë me patjetër rrugën e dialogut. Të nxiten me këmbëngulje qytetarët që të heqin dorë nga çdolloj forme dhune dhe vandalizmi. Kush përdor dhunë dhe vandalizëm nuk e do atdheun! Në këtë situatë, ne, me vendosmëri i themi JO DHUNËS, qoftë kur vjen nga protestuesit e qoftë kur është shprehje arbitrare e institucioneve.
Fatkeqësisht kjo ka ndodhur në mënyrë të përsëritur kohët e fundit. Por, ç’është më e keqja, askush nuk kujtohet që, qoftë protestuesit e qoftë punonjësit e policisë janë njerëz, etër, bij e pjesë e familjeve të thjeshta shqiptare.
Ne, duke u bazuar në doktrinën shoqërore të Kishës dhe në traditën e Kishës Katolike në Shqipëri, do të jemi gjithmonë në anën e njerëzve të thjeshtë dhe të jetës së përditshme që duan të jetojnë të qetë, të çliruar nga sundimi i dhunës, i korrupsionit, i kriminalitetit, i papunësisë e i detyrimit të largimit nga vendi për kushte më të mira. Këto janë problemet e mëdha që pozita dhe opozita duhet të diskutojnë së bashku për të gjetur zgjidhjet e duhura duke kërkuar të mirën e përbashkët që ka përparësi mbi të mirën e partisë.
Ne jemi dhe do të jemi për një Shqipëri demokratike, ku institucionet respektohen dhe ku institucionet e njerëzit që i kryesojnë ato, respektojnë popullin e ligjet dhe punojnë për të gjithë e jo vetëm për pak njerëz.
Ne jemi dhe do të jemi për respektimin e parimeve të demokracisë dhe lirinë e popullit që të zgjedhë përfaqësuesit e tij dhe këta të fundit të punojnë për të mirën e të gjithëve.
Ne nuk jemi për asnjë parti politike dhe nuk mbajmë anën e askujt, por jemi të gatshëm të punojmë me gjithkënd në të mirë të vendit dhe të popullit tonë, në respekt të parimeve shpirtërore, kushtetuese dhe ligjore.
Në situatën aktuale nuk ka kohë më për të humbur, sidomos për zbatimin e reformës në drejtësi dhe për afrimin e vendit me Bashkimin Evropian.
Të mendojmë për të rinjtë tanë dhe të punojmë për përfshirjen dhe punësimin e tyre në bazë të meritave, pa humbur kohë. T’i japim hov fuqisë shndërruese që ka energjia e tyre rinore. Mos t’ua prishim ëndrrat. Mos ta çojmë vendin drejt vetëvrasjes, por drejt rritjes dhe promovimit të së mirës dhe të së bukurës.
Përsërisim bashkë me partnerët tanë evropianë se është koha e duhur që t’i dërgojmë botës një mesazh të qartë se Shqipëria dhe ne shqiptarët jemi të aftë për t’i zgjidhur konfliktet në mënyrë paqësore dhe demokratike.
Ne jemi lutur e do të vazhdojmë të lutemi për vendin tonë, për familjet, për të rinjtë e të rejat dhe për ata që kanë përgjegjësi politike, që Hyji i Mirë t’ua shndrisë mendjen e të gjejnë rrugën e dialogut e të mirëkuptimit.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Për shkrimin në murin e ambasadorit të OSBE-së në vendin tonë, i cili nga maxhoranca u quajt si një kërcënim ndaj Bernd Borchardt, ka reaguar edhe Arman...
TIRANË- Në Gjykatën e Tiranës është dhënë sot masa e sigurisë për 50 të arrestuarit për protestë...
TIRANË– Aktet e dhunës gjatë protestave dhe kriza politike në vend nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga subjektet fetare.Kisha Katolike e Shqipërisë m...
TROPOJË- Shoqata “TOKA” e cila është aktive në mbrojtjen e parkut Kombëtar të Valbonës, me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se denoncimi i t...
Tiranë- Gjykata e Krimeve të Rënda ka pushuar çështjen ndaj Admir Muratajt për grabitjen e blindave me para të bankave, grabitje të cilat kanë ndodhur ng...
Dekadën e kaluar, radhët e gjata jashtë ambasadave europiane ishin pamje mëngjesi në kryeqytetet anembanë Ballkanit, pasi shtetasit e vendeve që lindën nga shpë...
Tiranë- Një ditë pas protestës së opozitës ambasadori britanik Duncan Norman, i ka shkuar në zyrë kreut të PD-së, Lulzim Bashës. Mesa duket biseda mes tyre do j...
TIRANË- Opozita zhvilloi pasditën e djeshme një protestë marshim, e cila zgjati rreth 3 orë.Të përkrahur nga mijëra protestues, opozita marshoi në 5 instit...
KAPSHTICË– Një shtetas turk ka rënë në prangat e policisë kufitare të Kapshticës pasi kishte me vetë para dhe pulla vizash të falsifikuara.Gjatë kontrollev...
Tiranë- Gazetari Bledian Koka ka treguar përvojën e tij si gazetar më 21 janar të 2011, në protestën e Ramës kundë qeverisë së asaj kohe. Ai tregon se një grup ...