Politike

Ngërçi në Kushtetuese/ Zbardhet takimi Hajdari-Meta, deputetja: Të ndalet urgjentisht loja e shëmtuar politike

Hajdari takim me Metën në Presidencë për ngërin në Gjykatën Kushtetuese. Hajdari-Metës: Ndalni urgjentisht lojën e shëmtuar politike.
Featured image of article: Ngërçi në Kushtetuese/ Zbardhet takimi Hajdari-Meta, deputetja: Të ndalet urgjentisht loja e shëmtuar politike Rudina Hajdari dhe Ilir Meta
Përditësuar:

Tiranë- Për situatën politike në vend, deputetja Rudina Hajdari, ka zhvilluar një takim sot me Presidentin Ilir Meta.  Mësohet se takimi është kërkuar nga Hajdari, i cili është zhvilluar në Presidencë, ku Hajdari i ka kërkuar Presidentit që të ndalojë urgjentisht këtë lojë të shëmtuar politike.

“I kërkova Kryetarit të Shtetit, Presidentit të Republikës, dhe në vazhdim do ia kërkoj edhe Kryeministrit e të gjithë faktorëve politikë, që të ndalin urgjentisht lojën e vjetër dhe të shëmtuar politike e cila ka vënë në shënjestër institucionet e drejtësisë me qëllim delegjitimimin e tyre. Për 29 vite me rradhë, kjo klasë politike i ka dobësuar e delegjitimuar qëllimisht institucionet, në mënyrë që i vetmi autoritet në vend të ishin kryetarët e dy apo tre partive. Prandaj për 29 vite Shqipëria ka parë shumë krim dhe aspak ndëshkim. Ka ardhur koha që kjo të marrë fund. Vendi, sot më shumë se kurrë, ka nevojë jo për burra që hiqen si të fortë para kamerave, por për institucione të forta të cilat japin drejtësi për të gjithë, të varfër apo të pasur, me apo pa pushtet. Ka ardhur koha që vendin ta qeverisin institucionet, ligji dhe kushtetuta.. është shprehur ajo. 

Kujtojmë se Hajdari ishte e vetmja deputete e cila i kërkoi Kuvendit t’i përgjigjej kërkesës së Presidentit për bashkëpunim për mënyrën e votimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Në seancën e parafundit të Kuvendit, Hajdari i kërkoi  kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi që të mbyllte seancën dhe të gjendej një gjuhë e përbashkët me Presidentin.

Një ditë më parë në një konferencë urgjente për mediat Presidenti Ilir Meta deklaroi se do të padisë në Prokurori, kreun e KED Ardian Dvoranin për ngërçin në Kushtetuese. Meta tha se Dvorani ka konsumuar dy vepra penale, shpërdorimin e detyrës dhe përvetësimin e titujve shtetëror. Kreu i Shtetit i cilësoi si mafioze veprimet e kreut të KED dhe të bëra qëllimisht që Presidenti të shkelte Kushtetutën. Meta iu përgjigj dhe akuzave të Ramës duke e quajtur të çmendur. Ai deklaroi se më këtë situatë alarmante popullit i ngelen tre rrugë: “Ose njerëzit të marrin armët që është e papranueshme, ose të pranojnë gjendjen, ose të largohen”. 

J.V/Dosja.al

Shto Koment