Politike

Ngërçi në Kushtetuese, Ilir Meta takon ish-Presidentin Rexhep Mejdani

Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, Meta shkruan se është ulur të bisedojë me Mejdanin në lidhje me zgjidhjen e rëndë të krizës politike në vend, që përfshin këtu edhe ngërçin në Gjykatën Kushtetuese.
Featured image of article: Ngërçi në Kushtetuese, Ilir Meta takon ish-Presidentin Rexhep Mejdani Ilir Meta dhe Rexhep Mejdani

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ish-presidentin Rexhep Mejdani.

Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, Meta shkruan se është ulur të bisedojë me Mejdanin në lidhje me zgjidhjen e rëndë të krizës politike në vend, që përfshin këtu edhe ngërçin në Gjykatën Kushtetuese.

Së bashku me ish-Presidentin, Prof.Rexhep Meidani diskutuam sot për zhvillimet më të fundit në vend dhe rëndësinë e zgjidhjes së krizës së rëndë politike dhe institucionale,“- shkruan Meta krahas fotos.

Ilir Meta dhe Rexhep Mejdani

Ndërkohë kujtojmë që Presidenti Ilir Meta është përplasur me kreun e KED-së Ardian Dvoranin për listën e kandidatëve që duhet të emërohen në Kushtetuese, për të cilin ka firmosur sot një kallëzim penal në Prokurori.

Sipas Metës, Dvorani ka shpërdoruar detyrën. Nga ana tjetër, kreu i KED është shprehur për mediat se është i gatshëm t’i nënshtrohet çdo lloj hetimi. 
(f.m/dosja.al)

Shto Koment