Politike

Ngërçi në Kushtetuese/ Braçe sulmon Metën: Fakte ulëritëse me emërimet e Muçit dhe Xhaferllarit, gjyqtarja me të shkuar të errët, lidhje të qarta politike

Braçe ka reaguar ashpër ndaj Ilir Metës, ku është shprehur se Meta emëroi Besnik Muçin pa kaluar Vettingun. Ndërsa për Marseda Xhaferllarin shprehet se ka të shkruar të errët dhe lidhje të qarta me politikën.
Featured image of article: Ngërçi në Kushtetuese/ Braçe sulmon Metën: Fakte ulëritëse me emërimet e Muçit dhe Xhaferllarit, gjyqtarja me të shkuar të errët, lidhje të qarta politike Ilir Meta dhe Erion Braçe.

Tiranë- Zv/kryeministri Erion Braçe ka reaguar ndaj preidentit Ilir Meta për çështjen e Gjykatës Kushtetuese. Braçe ka renditur shkeljet e Metës me emërimet e Besnik Muçit dhe Marseda Xhaferllarit në Gjykatën Kushtetuese.

Braçe thekson se emërimi i Besnik Muçit tregon faktin se presidenti e vendosi në atë post pa kaluar Vettingun. Ndërsa për Marseda Xhaferllarin ai deklaron se ka lidhje të qarta me politikën dhe se ka një të shkruar të errët.

Reagimi i plotë- 

KONTROLL FAKTESH:

1. Deri tani, ne Gjykaten Kushtetuese,
jane plotesuar kater vende vakante.

2. 2 vende vakante nga 3,
jane plotesuar nga Kuvendi;
Kuvendi ka votuar si anetare te
GJK,
zonjen Elsa Toska (105 vota),
zonjen Fiona Papajorgji (105 vota). 3. Per te dy gjykateset,
nuk ka asnje kontestim,
asnje akuze per lidhje politike varesie,
lidhje korruptive varesie,
pasuri te paligjshme,
aktivitet te meparshem ne dem te drejtesise.

4. 2 vende vakante nga 3,
jane plotesuar nga Presidenti i Republikes;
Presidenti ka emeruar si anetare te
Gjykates Kushtetuese zotin Besnik Muci, zonjen Marsida Xhaferrllari.

Per gjykatesin Besnik Muci, uleret fakti se presidenti e emeroi ne detyren e larte, pa perfunduar plotesisht procesin e VETTINGUT! Kaq deri tani i thote te gjitha.

Per gjykatesen Marsida Xhaferrllari,
ulerasin disa fakte; E para, presidenti ka refuzuar te emeroje brenda afateve te percaktuara ne ligj,
nje nga tre kandidatet per gjykates te renditur te paret nga Keshilli i Emerimeve ne Drejtesi-institucioni unik, i pavarur e kushtetues i ngarkuar nga Kushtetuta per te bere kete.

E dyta, presidenti ka emeruar gjykatese zonjen e renditur e katerta,
teresisht jashte treshes se pare te percaktuar nga Kushtetuta e ligji si renditja nga duhet te emerohet gjyqtari. E treta, zonja Xhaferrllari eshte ne nje lidhje politike varesie teper te qarte, uleritese.

E katerta, zonja Xhaferrllari ka nje te shkuar te erret ne krye te Drejtesise se Vjeter, ne nje rol kyc ku eshte deshmuar paaftesi e mungese e qarte veprimi-per shkak te varesise politike, kunder, ndaj fenomeneve kriminale ne drejtesi,
provuar boterisht kjo.

Kaq, flet shume qarte edhe per kete emerim te presidentit.

5. Ne kushtet e refuzimit nga presidenti te emerimit ne kohe e ne perputhje me Kushtetuten/ligjin te njerit prej gjykatesve listuar ligjerisht nga KED,
instrumenti kushtetues zhbllokues aktivizuar automatikisht,
ka detyruar KED te emeroje gjykatese ne Gjykaten Kushtetuese, zonjen Arta Vorpsi.

6. Per gjykatesen Arta Vorpsi,
ska asnje kontestim lidhur me figuren e saj, perfshirjen ne lidhje politike, korruptive, kriminale varesie, pasuri te paligjshme! Faktet vlejne!

Ngërçi KED-Presidencë-Kuvend, ka shkaktuar një amulli me Gjykatën Kushtetuese, pasi Meta nuk e njeh Arta Vorpsin si anëtare të saj.  Meta ka dekretuar  Marsida Xhaferllarin, ndërsa Arta Vorpsi nënshkroi një deklaratë tek noterja dhe me të u paraqit në kushtetuese.  Për situatën e krijuar, Meta deklaroi në një konferencë për mediat se do të kallëzojë penalisht të hënën Ardian Dvoranin për dy akuza, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Meta tha se KED ka vetëm rol procedurial për t’u marrë me dokumentacionet e Parlamentit, Gjykatës dhe Presidentit, dhe se vendimet e marra nga Dvoranin nuk janë kryer në mënyrë kolegjiale por individuale. Kreu i shtetit, e akuzoi Dvoranin se ka dërguar listat e vakancave përnjëherazi, qëllimisht, dhe se ka shpërdoruar detyrën me botimin në Fletoren zyrtare të kandidatëve.

J.V/Dosja.al

Shto Koment