Politike

Ngërçi në Kushtetuese/ Balla: Për shkeljet e Metës do t’i drejtohemi edhe Komisionit të Venecias (VD)

Balla ka deklaruar se Komisioni Hetimor nëpërmjet kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi do t’i drejtohet Komisionit të Venecias për shkeljet e Metës me Gjykatën Kushtetuese.
Përditësuar:

Tiranë– Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka deklaruar se për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, pasi të shtohen edhe shkeljet e bëra me Gjykatën Kushtetuese duhet të merret mendimi i Komisionit të Venecias. Ai ka theksuar nga Kryesia e Kuvendit se Komisioni Hetimor nëpërmjet kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi do t’i drejtohet Komisionit të Venecias për një opinion në lidhje me ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese.

 “Komisioni Hetimor nëpërmjet kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi do t’i drejtohet Komisionit të Venecias. Një komision një institucuion i gjithëpranuar, për cilësinë e opinionve të veta. ‘Venecia’ edhe për zgjedhjet ka pasur një draf të qartë dhe është e domosdoshme që edhe në këtë rast, që sapo të jetë miratuar zgjerimi i objektit të hetimit, t’i drejtohemi menjëherë Komisionit të Vnencias të japë vlerësimet e veta. Edhe zëdhënësja Kocijancic  ka qenë në të njëjtën gjatësi vale për këtë ngërç të krijuar nga veprimet dhe mos veprimet e Metës.”, u shpreh Balla në një konferencë për mediet.

Ai u pyet nga gazetarët edhe për shkarkimin e Besnik Muçit, anëtarit të Kushtetueses nga KPA, për të cilin u shpreh se nuk mund të jesh anëtar i Gjykatës Kushtetuese kur je shkarkuar nga Vettingu.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë kujtojmë që Presidenti Ilir Meta është përplasur me kreun e KED-së Ardian Dvoranin për listën e kandidatëve që duhet të emërohen në Kushtetuese, për të cilin ka firmosur sot një kallëzim penal në Prokurori. Sipas Metës, Dvorani ka shpërdoruar detyrën. Nga ana tjetër, kreu i KED është shprehur për mediat se është i gatshëm t’i nënshtrohet çdo lloj hetimi.

J.V/Dosja.al

Shto Koment